• |
ide | kryesore

Britania e Madhe nuk ‘reziston’ dot më, Boris Johnson mbyll gjithçka

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshe nga reagimet e mëparshme për koronavirusin që sinjalizonin se Britania e Madhe nuk do të ndërpriste jetën normale, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë vendim për ‘mbyllje’ të Britanisë së Madhe nga dita e premte. Ai ka urdhëruar që baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Teksa sëmundja COVID-19 po përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik që prej pandemisë së vitit 1918.

Johnson ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3,983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66,976 pesonave.

Shkencëtarët qeveritarë kanë thënë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi disa njerëz nuk janë duke zbatuar këshillin e qeverisë për t’u izoluar. Deri më tani 177 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.



7 Comments

  1. Mesa duket levizje pas nje raporti te the lancet qe thoshte se ne rastin me te keq ne Britani mund te vdesin 250,000. Tani e humbem shansin per te pare sesi do rezultonte nje qasje alternative me e guximshme , qe po ta gjykosh mire vetem Johnson mund t’i lejohej sepse sapo u zgjodh me nje mazhorance shume te madhe dhe rrjedhimisht eshte lideri me pozitat me te forta ne perendim qe nuk vuan as presionin e koalicioneve e as te zgjedhjeve te aferta si gjithe te tjeret. Tani opsioni i vetem ne qarkullim eshte mbyllja, nese deshton duhet te shpikim ndonje gje tjeter.

  2. E mo jonson. Ta mbushi mendjen rama dhe ty te veprosh si po ben ai. Qerata eshte kodoshi, ka veti bindese. Vetem se nuk po bind nja dy idota qe shkruajn ketu te lapsi.

    1. Nje njeri qe mendon se Johnson-it ia mbushi mendjen Rama dhe jo raporti i the lancet eshte fiks detektori me i mire per idiotet.

  3. Po crendesi ka o njeri se te lapsi shkruajne idjota. Ji i qete ne qetsin tende dhe i lumtur ne lumturine tende inteligjente dhe na ler edhe ne idjoteve te lumturohemi nga pak me idjotsine tone. por vetem pi paracetamol se thone qe idjotizmi eshte ngjites si korona.

  4. pse nderroi mendje ky mo
    ky si kur tha qe ingllizin nuk e ze virusi
    apo kur bene llogarite u dolli qe do vdisnin aq shume sa do u shkalloheshin pakistanezet e londres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *