• |
ide | kryesore

Dalin shifrat/ Rritet më tej numri i të prekurve me covid-19 në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë publikoi para pak çastesh të dhënat e fundit të situatës nga koronavirusi në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit ka pasur 6 raste të reja duke e çuar totalin në 70.

Deri tani kanë ndërruar jetë 2 persona.

Të prekur kanë rezultuar dhe 9 mjekë.

NJOFTIMI

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
Tiranë 50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.
 



11 Comments

    1. Mbi c’baze dhe me c’metodologji e llogarisni perhapje e epidemise, ku mbeshteten njoftimet qe beni, a eshte i mbulluar i gjithe territori i republikes, me specialiste dhe pajisjet e nevojshme, per te bere kontrollet ne vijim?!
      Nejse kujt i a thua keto, VIRUSIT 2013.
      Keshilla: Lani duart me sapun dhe mos guxoni qe te dilni tek derra, gjoba 10.000 leke.
      “KONCESIONET NUK DO TE PEZULLOHEN. SHQIPTAREVE NUK U NGRIHET….. UNE DO TE LARGOHEM KUR TE DUA UNE, JO KUR TE THONI JU. KY ESHTE EKIPI FITUES I ZGJEDHJEVE TE VITIT 2021”.

  1. Sapo pashe lajmet dhe rregullat e reja ne rajoni Friuli-Venezia-Giulia.
    Nuk lejohen aktivitete edhe personale te tilla si vrapimi dhe stervitja apo shetitja. Qepenat e ushqimoreve te dielen te jene mbyllur, etj.
    ASKUND NUK THONE 8-10 DHE 16-18, Vetem ‘rilindasit falsë’ ngaqe nuk kane asnje lloj sherbimi shendetesor ne funksion kane burgosur njerezine, gjysma e te cileve ushqehen ne darke me punen e perditshme

  2. Ne numrin e te infektuarve ka dy koincidenca te cuditeshme. Cdo dite numri i te infektuarve rritet me 4-5 njesi, nga ana tjeter te gjithe te infektuarit jane nga Shqiperia e Mesme, nderkohe qe qytete si Vlora, Lezha dhe Shkodra qe kane shume lidhje me Italine e sidomos me Italine e Veriut, nuk kane asnje rast infektimi me covid 19!!!??? Shifrat zyrtare pa piken e dyshimit nuk jane ta sakta sepse eshte thjesht e pamundur te jete keshtu. Nese kjo behet ne mirebesim per te mos mbjelle panik, ka anen tjeter qe eshte shume e rrezikshme, njerezit mund te dalin lirshem dhe ingeksioni te perhapet si zjarri ne kashte. Edhe oraret per daljen, jane shume te rrezikshme, pasi njerezit do te dynden ne dyqane, markete e banka, duke bere qe rreziku i perhapjes te jete shume i madh. Edhe mbrojtja me polici e me ushtri e dyqaneve nuk duket zgjidhja me e drejte sepse mund te sjelle perplasjen e njerezve me forcat e rendit dhe ne keto kushte, vec semundjes, do krijohej nje kaos i panevojshem. Menyra qe kane zgjedhur shumica e shteteve perendimore me vetecertifikim, duket me e mira e mundshme ne kushtet ne te cilat ndodhemi. Kam pershtypjen qe masat e marra, nuk jane te duhurat dhe nuk do japin rezultatet e priteshme. Nuk ka nevoje te behen shpikje, mund te merret thjesht eksperienca e vendeve te tjera qe po kalojne te njejten situate.

  3. 732 testime , 70 jane positiv do te thote 10% e te testuarve , shume e madhe .
    Duhen bere shume me shume testime per te parandaluar perhapjen .
    Qytetare trini ne shtepi , nuk eshte momenti per te luajtur me shendetin e te gjitheve .
    ❤️

  4. Mbi c’baze, me c’metodologji e llogarisni perhapje e epidemise, ku mbeshteten njoftimet qe beni, a eshte i mbulluar i gjithe territori i republikes, me specialiste dhe pajisjet e nevojshme, per te bere kontrollet ne vijim?!
    Nejse kujt i a thua keto, VIRUSIT 2013.
    Keshilla: Lani duart me sapun dhe mos guxoni qe te dilni tek derra, gjoba 10.000 leke.
    “KONCESIONET NUK DO TE PEZULLOHEN. SHQIPTAREVE NUK U NGRIHET….. UNE DO TE LARGOHEM KUR TE DUA UNE, JO KUR TE THONI JU. KY ESHTE EKIPI FITUES I ZGJEDHJEVE TE VITIT 2021”.

    1. Ke te drejte. Rama nuk diti ta memaxhoje situaten. Fillimisht me vetebesim te tepruar, akuzoi te tjeret per perhapje paniku. Kodi Penal njeh vepra penale te kryera me formen e vetebesimit te tepruar. Tani, meqe vete eshte i panikosur, mundohet t’jua mbushe mendjen te tjereve te mos dalin. Dje ne darke tek Fevziu tha nje perle. Per t’u informuar me masat zyrtare, njerezit do duhej te konsultoheshin me fb e tij. Ne gjitje boten, informacioni jepet nga media, pasi botohet ne fletoren zyrtare, ndersa ne duhet ta marrim nga fb i km. Tani le te botoje ne fb edhe kodet e ndryshme. Pas shtate vitesh qe thote po bejme shtet, krijoi shtetin e facebook. Mania per te qene ai dhe vetem ai, qofte edhe i fshehur ne bunker, nuk e le te rrije rehat dhe punen ta bejne specialialistet e ata qe paguhen per ate pune. MIRESERDHET NE SHTETIN FACEBOOK RAMA

  5. Rames ti lepini bolet. Un as nuk dua ta imagjinoj… Te ishte pd ne pushtet. Me te pa aftet qe ka dhe me injorancen qe e karakterizon. Edhe ju qe e shani ramen, e dini shume mire qe po te ishte pd, italin do ta kishim zili tani.

    1. Ku e merr vesh se ne c’raport jemi me Italine apo tek fb i Rames? Kij kujdes me ato qe thua, injoranca dhe budallalleku edhe mund te falen, por duhen kuruar ama. Askush nuk ia ka idene se cfare mund te kishte ndodhur po te ishte PD ne pushtet, por Republike fb e cila lavderohet nga minjte e bodrumeve nuk ma ha mendja se so kishim. E more vesh planin A te Rames? Perfitimi eshte gishti i trete i dores se majte, por per ty o YES qe i lepin bolet, do kesh si shperblim edhe gishtin e trete te dores se djathte, biles po fiilove nga e majta numerimin do marresh gishtin e tete, kurse po fillove nga e djathta, prape gishtin e tete do te marresh me te vetmin ndryshim, te dale nga bytha e Rames. Vazhdo tani e shkruaj se te mbyten ara qe jane kunder trimit te mbyllur ne Surrel

  6. Per YES, ik e pi ilacet se nuk qenke mire.. Dukesh sa njohuri ke qe nga menyra e te shkruarit. Rames thuaj te dali ne zyre e te raportoje sic ben Trump dhe udheheqes te jtere e jo te fshihet si mi halesh ne Bodrumet e Surrelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *