• |
ide | kryesore

Europa i ‘turret’ Netflix-it, pronarët marrin masa

Paparazzi, Slider



Evropa po shfaq shqetësimin e përdorimit të madh të Netflix-it gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Shumë njerëz janë duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre dhe mundësia e vetme e tyre për t’u argëtuar ngelet shikimi i filmave në televizor. Si rezultat, zyrtarë të lartë evropian po shfaqin shqetësim se sasia në dispozicion e internetit mund të jetë e limituar nga përdorimi i Netflix-it.

Komisioneri Evropian Thierry Breton ka postuar dje në Twitter se ka biseduar me shefin e Netflix-it, Reed Hastings dhe i ka kërkuar që përveç në raste të jashtëzakonshme, përndryshe të përdoret Netflix në standardin e zakonshëm e njohur ndryshe si SD. Kjo është tentativa e parë për t’i kufizuar Evropianët që të mos shikojnë filma në formatin HD në Netflix. Edhe Facebook ka shfaqur një trafik të jashtëzakonshëm këtyre ditëve të video ngarkimeve, video-thirrjeve në Messenger dhe thirrjeve me audio ose video në WhatsApp, që me gjasë mund të çojë në kufizime të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *