• |
ide | kryesore

F1, Çmimi i Madh i Monako, i pari që hiqet fare nga lista: koronavirus anullon edicion 2020 në Principatë

Sport



Çmimi i Madh i Monakos nuk do të zhvillohet: organizatorët kanë njoftuar në mbrëmje që është marrë vendimi për ta hequr përfundimisht garën nga kalendari i Formula 1 2020. Hera e fundit që nuk është zhvilluar Çmimi i Madh në Principatë ka qenë më 1954. Pasdite Monako rezultonte zyrtarisht e shtyrë si 6 garat e tjera të para të sezonit (Australia, Bahreini, Vietnami, Kina, Holanda dhe Spanja). Më pas në mbrëmje vendimi që ka zyrtarizuar mbylljen, sigurisht edhe në dritën e pozitivitetit të Koronavirusit të Princit Alberto të Monakos.

“Situata aktuale e lidhur me pandeminë, me evolucionin dhe pasigurinë në lidhje me implikimet e Botërorit 2020 të Formula 1, mbi pjesëmarrjen e skuadrave, mbi masat e kontrollit në vende të ndryshme, mbi problemet doganore të hyrjes në Principatë, me implikimet mbi biznesin, stafi dhe personeli që gjithashtu përfshin edhe 1500 vullnetarë të nevojshëm në daljen e mirë të eventit, bëjnë që gjithçka të mos jetë më e qëndrueshme. Për këtë arsye, me trishtim të madh dhe në konsideratë të rëndesës botërore nga kriza, drejtuesit e Klubit të Automobilizmit të Monakos anulojnë Çmimin e Madh të Monakos të Formula 1 më 24 maj dhe Çmimin e Madh Historik të 8-10 qershor, të cilat nuk mund të shtyhen dhe të rekuperohen gjatë sezonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *