• |
ide | kryesore

F1, kalon nga pista në virtualitet: Hamilton & të tjerët do të sfidohen në video-lojëra

Sport



Në pritje që Botërori i Formula 1 të mund të nisë vërtetë (ndoshta në 7 qershor në Azerbaixhan), të apasionuarit e motorëve mund të ngushëllohen me një inisiativë interesante virtuale. F1 ka aktivizuar një seri të re Gp virtualë Esports në të cilën garat do të zhvillohen në vend të atyre që u shtynë. Do të fillohet të dielën në 22 mars me Cmimin e Madh të Bahrein. Pastaj do të jetë radha e Vietnamit (5 prill), Kina (19 prill), Hollanda (3 maj), Spanja (10 maj) e Montekarlo (24 maj). E në “pistë”, gati të duelojnë virtualisht në pritje që të rindizen motorët, do të jenë pilotët zyrtarë. Me të njëjtin rivalitet e ndonjë shtyrje më shumë.

Sipas asaj që bën të ditur Liberty Media, Gp i Bahrein do të shohë pilotët aktualë të Botërorit të reshtohen virtualisht në start, bashkë me disa yje që do të tregohen më vonë. Gara e parë virtuale mbi cirkuitin e Sakhir do të zhvillohet me 28 xhiro e do të transmetohet në kanalet zyrtarë të Formula 1 YouTube, Tëitch e Facebook. Zgjatja duhet të jetë afërsisht 90 minuta, duke filluar nga ora 21, me kualifikueset pak para startit.

Për të bërë gjithcka më “realiste”, organizatorët kanë menduar për gjithcka, përfshirë nivelin e secilit pilot me video-lojërat. Për të patur gara të ekuilibruara, parametrat do të konfigurohen në bazë të aftësive reciproke. Një spektakël virtual për të mbushur boshllëkun e krijuar nga shtyrjet e anullimet e Gp për shkak të emergjencës koronavirus. Natyrisht këtyre kompeticioneve virtuale nuk do ti dorëzohet asnjë pikë e vlefshme për kampionatin, por do të shërbejnë vetëm për të mbajtur gjallë interesimin për Formula 1, duke i dhënë orë zbavitje të apasionuarve të motorëve në një moment shumë të komplikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *