• |
ide | kryesore

Flet aktori që mashtroi për Meghan Markle

Paparazzi, Slider

Pikërisht atëherë kur Meghan Markle po largohej nga vëmendja e shtypit britanik, vjen sërish në vëmendje. Aktori Simon Rex tregoi se dy tabloidë britanikë i ofruan para që të thoshte se “ai dhe Meghan-i kishin qenë të lidhur”. “Asgjë nuk ndodhi. Madje as jemi puthur,” shpjegoi ai në podcastin Hollywood Raw. “U takuam në një shfaqje televizive dhe hëngrëm drekë. Kjo ishte e gjitha.”

Tabloidët britanikë u përpoqën t’i ofronin para aktorit që të shtirej sikur kishte qenë i lidhur me Meghan Markle. “Ishin shumë para, por nuk ishte e drejtë. Unë s’mund të gënjeja për familjen mbretërore.” Simon deklaroi edhe shumën duke thënë se i ofruan 70,000 dollarë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu