• |
ide | kryesore

Goli më i bukur i Lukaku: dhuron 100 mijë euro për spitalin San Raffaele

Sport, Video



Romelu Lukaku i shtohet listës së gjatë të lojtarëve që kanë zbritur personalisht në fushë për të ndihmuar ekonomikisht strukturat spitalore në Itali për emergjencën Koronavirus. Përmes profilit zyrtar në Tëitter të Inter, sulmuesi belg ka njoftuar se ka dhuruar 100mijë euro për Spitalin San Raffaele të Milanos e ka ftuar tifozët që munden, të japin kontributin e tyre.

“Në këtë moment delikat duhet të qendrojmë të bashkuar e të rrimë në shtëpi. Italia është një vend që në mënyrë të pabesueshme ka bërë gjëra të mëdha për mua e familjen time. Për këtë unë dua të ndihmoj këtë vend e të bëj një donacion prej 100mijë euro për spitalin San Raffaele. Do të jetë shumë pozitive nëse edhe ju mund të ndihmoni shumë njerëz e shumë spitale. Jemi të gjithë të bashkuar”, ka lëshuar apelin sulmuesi belg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *