• |
ide | kryesore

Kërcënoi me thikë mjeken në Lushnje, arrestohet 47-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia në Lushnje ka arrestuar sot një 47-vjeçar, i cili akuzohet se ka kanosur me thikë një mjeke në qendrën shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se shtetasi G.K. kanosi për shkak të detyrës mjeken A.V. Ai ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

“Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”’, është ky njoftimi i Policisë.

Ndërkohë po sot një 39-vjeçar ka rënë në pranga pasi Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. “Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: E. Q., 39 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 13.12.2018, e ka denuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme“, shkruan Policia në njoftimin për mediat..



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *