• |
ide | kryesore

Koronavirus, shënohet viktima e parë në Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniç.

“Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, ka thënë ajo, e cila në emër të Qeverisë dhe shtetit të Serbisë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Bërnabiq po ashtu bëri të ditur se në Serbi janë regjistruar edhe 32 rastet të reja të të infektuarve, duke çuar në 135 numrin total, shkruan agjensia serbe e lajmeve N1

Sipas saj, në izolim shtëpiak janë 64 persona ndërsa tetë janë duke u trajtuar me ndihmën e respiratorëve.

“Ekipet tona mjekësore po luftojnë për jetën e atyre tetë pacientëve”, ka thënë Bërnabiç.

Ndërkohë bëhet e ditur se transporti publik do të mbyllet ditën e nesërme, ndërsa kafenetë, baret dhe  restorantet do të mbyllen duke filluar nga dita e dielë. 

Që prej mëngjesit të sotëm, të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje të udhëtarëve, përveç kamionëve, janë mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *