• |
ide | kryesore

Lega Serie A merr vendimin: Lotito ishte i vetëm, nuk ka stërvitje deri në 4 prill

Sport



Është mbyllur me një vendim e disa dyshime asamblea informale e Lega Serie A. Shoqëritë janë mbledhur në një ‘conference call’ për të diskutuar dispozitat e Qeverisë në lidhje me emergjencën koronavirus. Klubet kanë shprehur kujdes të madhe e shqetësim për situatën që po kalon vendi, por tema më e pritur ka qenë ajo e rinisjes ose jo të stërvitjeve. Sërisht kjo cështje është prekur vetëm pjesërisht e për momentin është vendosur të vazhdohet pa rifilluar aktivitetin sportiv të paktën deri në 4 prill.

Fronti i brendshëm ishte i ndarë me Lotiton gati të rifillonte edhe menjëherë e Juventus në krye të atyre që donin të prisnin akoma, duke plotësuar kështu dëshirën e Aic të Tommasi.

Nga mbledhja, më pas, doli se prioriteti në këtë moment mbetet shkurtimi i mundshëm i rrogave të futbollistëve, duke parë ndalesën e kampionatit e stërvitjeve. Do të diskutohet sërisht në ditët e ardhshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *