• |
ide | kryesore

Lubonja: Politika është miope, na kanë qeverisur druvarë

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja e ka përshkruar situatën aktuale në Shqipëri, por dhe në botë sipas një videoje të bërë virale së fundmi në internet të quajtur “Letër nga koronavirusi”. Në emisionin Real Story, ai tha se kjo video e ka mesazhin: “boll së menduari kështu sepse prej kësaj erdhët këtu”.

“Letër nga virusi e kanë quajtur këtë. Nuk është se është një pyetje që e ngremë sot për herë të parë që na ngacmon virusi. Virusi thotë ka ardhur fundi, ka ardhur momenti ndërkohë që njerëzit e mendjes, të shkencës i kanë ngritur këto probleme prej kohësh. Mjafton t’ju përmend Hajdegerin. E kam cituar në një shkrim kur ka tërmeti. Ai thotë një gjë që lidhet shumë me këtë. Në qoftë se shkojnë në një pyll, një druvar dhe një poet ata e shohin ndryshe pyllin. Druvari e sheh se sa drurë do presë për të bërë paratë, poeti e sheh se sa zogj ka për t’i kënduar pyllit. Ky është një problem që e ka ndjekur njeriun.

Ajo çka na thotë kjo letër nga virusi, thotë boll së menduari kështu sepse prej kësaj erdhët këtu. Thotë boll kërkoni të mendoni së imituari Zotin, jeni qenie si gjithë të tjerat. Hajdegeri në intervistën e fundit thotë vetëm një Zot mund të na shpëtojë nga kjo rendje. Jemi të pafuqishëm sepse na ka marrë, na sundon kjo mënyrë të menduari, për të rendur, për të kapur.

Lajmi ishte se a e dini ju që sipas studimeve ky virusi që po na vret kështu ka shpëtuar dhe shumë jetë njerëzore nga pakësimi i ndotjes”, tha Lubonja.

Ai shprehet skeptik për një reflektim si tek njerëzit e zakonshëm ashtu dhe tek pushtetarët për këtë situatë dhe ato që duan të arrijnë.

“Neve këtu na sundojnë druvarët. Ata që e shikojnë natyrën si pasuri për të ngrënë, gërryer, politika është në shërbim të tyre. Ka një simbiozë, dhe në botë është pak a shumë i njëjti model, i zbutur dhe me sistem imunitar shumë më të madh. Të shpresojmë që vërtetë kanë reflektuar, me skepticizëm të madh”, u shpreh Lubonja.

Analisti thotë se shoqëria sot ka të bëjë me një sistem vlerash që është stimuluar që na ka çuar drejt kësaj rendjes me njeri-tjetrin kush është më i pasur.

“Në rrugëtimin tim në jetë jam bërë mbështetës i Serge Latouche, mendimtar francez që është mbështetës i asaj i uljes së lumtur. Njeriu ka nevojë të ngadalësojë. Këtu kemi të bëjmë me një sistem vlerash që është stimuluar që na ka çuar drejt kësaj rendjes me njeri-tjetrin kush është më i pasur. Ajo që është pikëpyetja, ky sistem vlerash që kemi gjetur është një gjë natyrale apo mos na është krijuar.

Mendoj se është një lavazh truri që na ka bërë konsumizmi”, deklaroi Lubonja.

“Lëvizja e Greta Thunberg është e rëndësishme, por ka një problem se nuk shkon deri në fund me analizën. Duhet analizë për situatën ku jemi. Për atë si do përdorim tokën, detin, bregdetin. Duhet një vendim i madh politik, por është ekonomi.

Ta mendosh që gjysma e pasurisë së Amerikës e kanë disa persona ose sa para harxhojnë për luftëra që nuk çojnë as në demokraci. Politika është miope, sepse janë si druvarët, mendojnë vetëm për pasurinë e vet”, tha Lubonja.



17 Comments

  1. FRIEDRICH NIETZSCHE, ndryshe nga Heideger (qe ishte i shkolles se meditimit katolik) mendonte se vetem Mbinjeriu “do te mund te na shpetonte nga kjo rendje’

    Nietszche u perpoq te ndergjegjesonte njeriun per kapacitetet qe ka, te mposhtte zotin ‘e vetem’imagjinar e autokrat dhe te shtynte njeriun te vleresonte veten dhe ta permiresonte ate.

    1. Po e drejte, nietcheszche ka folur per njeriun pertej njeriut, fatkeqesisht vetem revolucioni koshencial nuk po vjen, kemi bere gjithe revolucionet (ekonomik, industrial etj), por ndergjejia / vetedija mungon..
      Shoqeria jone sidomos ka nje mungese te theksuar te individit.
      “Mendoj”, keshtu qe jam( descartes), por ne jemi akoma duke pare ne tv se ca duhet te mendojme.
      Per nje shumice eshte me rehat mendimi “i duhur” unik, prandaj po shkojme per lesh si shoqeri 🙁

  2. Perfundimisht ky eshte njeriu me mizantrop ne kete vend. Eshte gati te behet me virusin vetem per te poshteruar njerezimin. Nese njerezit do kishin degjuar kercenimet e viruseve sa here shfaqen tani do kishin dis-evoluar ne majmune, gje qe Lubonjes ndoshta nuk i duket keq. Ku eshte krenaria jone? Hajdegeri ne te njejten interviste qe kerkon shpetimin nga Zoti (shprehje qe ti e banalizon duke e ckontekstualizuar) , paralajmeron edhe vdekjen e filozofise e dominimin e shkences. Lereni shkencen e vertete te beje punen dhe ta ndihmoje qenien me te mrekullueshme ne univers qe ta zhduke kete bastard te vogel, qe e vetmja gje qe ka per te na thene eshte se nuk e kemi perfunduar plotesisht punen e mire te neshtrimit dhe manipulimit te natyres per interesin tone. Ne jemi triumfues. Mos degjoni profetet e rremetit si ky i carturi se jane shume te vjeter ne profesion dhe jane pak a shume si viruset. Sa here mendon qe i ke shkelur gjejne nje menyre tjeter per t’u ricikluar. Le te rrine verdalle pa probkem sepse ashtu si viruset gjithmone do deshtojne te na i prishin planet.

    1. Nuk me duket se e ke drejt. Gjithcka po ndodh deshmon edhe nje here sa vulnerabel eshte qenia njerezore, sa te paafta jane strukturat shoqerore, sic i njohim, te perballen me sfida si kjo e sotmja. Jam plotesisht dakord se duhen qasje te reja, duhet nje mindset i ri, jo nenshtrim dhe manipulim, po bashkejetese harmonike me natyren, nese duam te ekzistojme ende.

      1. Natyra nuk ka plan te jete ne harmoni me njerezit. Duke fol metaforikisht, natyra eshte bushter qe i sherben atij qe eshte me i forte, prandaj njerezimi beri zgjedhjen e duhur kur vendosi ta dominoje. Kjo eshte beteje qe vazhdon, por e sigurte eshte qe ne keto mijera vite kush ka vene bast kunder njeriut ka humbur. Njerezimi eshte i nenvleresuar nga njerezit. Harmonia me njeri-tjetrin eshte me e rendesishme se me natyren.

  3. I ka rënë në qafë kot më duket Lubonja që na e paraqet “druvarin” që kërkon të bëjë para me punën e tij, si e keqja e kësaj bote, e më duket si futurim naiv që njerëzit të ndjekin shembullin e poetit që mrekullohet nga cicërimat e zogjve në pyll.
    Me këtë shembull që paraqet këtu, nuk del dot nga korniza e majtistit ekstremist që urren të pasurit, e nga fantaksja ambientaliste ekstremiste që kërkon ta shohë gjithë botën të mbushur me pyje e zogj që këndojnë nëpër pemë.
    E kam parë lubonjën të lidhet live me emisionet televizive nga shtëpia e tij në Firence dhe ajo në Tiranë.
    Banesat e tij janë të mbushura me rrafte druri plot me libra e po ashtu mobilje komode, edhe ato prej druri e duket kjartazi se është ai që e ka bërë jetën të pasur e komode nga puna e druvarit, e jo druvari që për të fituar para sa për të mbajtur frymën, jeton në mes të pyllit në kushte mizerabël jetese.
    Nëse Lubonja preferon poezinë e natyrës, përse nuk shkon të jetojë në pyll e si poeti të “ushqehet” me cicërimën e zogjve ?

    1. Fiks. Poeti qe padyshim i duhet qenies njerezore ka kohe te degjoje kengen e zogjve pikerisht ne saje te druvarit qe ja ka ndertuar shtepine ku mund te kthehet pasi eshte ngopur me kengen e zogjve dhe ku bujku i ka vene nje tas me ushqim qe e prodhoi pasi preu ca nga ato pemet. Nese druvari nuk do te ekzistonte as poeti nuk do te ekzistonte dhe poeti kur degjonte kengen e zogjve do ti mprihte veshet mire per te lokalizuar pozicionin e zogut qe te mund ta vriste per ta ngrene. Ceshtja nuk mund te shtrohet a duhet te ekzistoje druvari por si ta menaxhojme pyllin qe druret te mos mbarojne kurre dhe ketu Lubonja ka te drejte pasi mekanizmi i ashper i konkurences midis druvareve mund ta shkaterroje plotesisht pyllin dhe si rrjerdhoje shkaterrimin e vete rraces njerezore. Niche thote qe historia njerezore eshte si nje ure te cilen ai e nderton duke ecur e ku pas eshte egersia e perpara mbinjeriu . Kthimi pas eshte i pamendueshem dhe vazhdimi perpara i pasigurte por ne fund i pandalshem. Nese pastaj i referohemi ngushtesisht shkences mbi evolucionin shohim se cdo specie e ka krijuar kthinen e vet vitale jo ne menyre demokratike por me force e duke u pershtatur. E duke qene se ne njerezit e kemi rritur shume kthinen tone duke marre nje pozicion dominant na bie edhe barra e komandes dhe organizimit te edenit. Profetet e apokalipsit kane ekzistuar e do te ekzistojne gjithmone por ja qe ne jemi ketu akoma dhe besoj se historia do te vazhdoje gjate .

  4. I ka rënë në qafë kot më duket Lubonja që na e paraqet “druvarin” që kërkon të bëjë para me punën e tij, si e keqja e kësaj bote, e më duket si futurim naiv që njerëzit të ndjekin shembullin e poetit që mrekullohet nga cicërimat e zogjve në pyll.
    Me këtë shembull që paraqet këtu, nuk del dot nga korniza e majtistit ekstremist që urren të pasurit, e nga fantaksja ambientaliste ekstremiste që kërkon ta shohë gjithë botën të mbushur me pyje e zogj që këndojnë nëpër pemë.
    E kam parë lubonjën të lidhet live me emisionet televizive nga shtëpia e tij në Firence dhe ajo në Tiranë.
    Banesat e tij janë të mbushura me rrafte druri plot me libra e po ashtu mobilje komode, edhe ato prej druri e duket kjartazi se është ai që e ka bërë jetën të pasur e komode nga puna e druvarit, e jo druvari që për të fituar para sa për të mbajtur frymën, jeton në mes të pyllit në kushte mizerabël jetese.
    Nëse Lubonja preferon poezinë e natyrës, përse nuk shkon të jetojë në pyll e si poeti të “ushqehet” me cicërimën e zogjve ?

  5. Lubonja gjithashtu deshton te na shpjegoje se cfare lidhje ka virusi me druvaret dhe poetet. Po ta shihnim natyren si poete nuk do na vrisnin viruset? Nese nuk do vdisnim me pare per buke kuptohet.

  6. Cfare llogjike. Lubonja nuk flet per druvare qe presin drurin sipas rradhes ku e cakton shteti me boje te kuqe per zevendesim me filiza te reja.
    Lubonja flet per druvaret e Taulant Balles qe i hyjne pyllit mbare ne zonen e Librazhdit dhe ky i rregullon punet qe ara te kalojne naten pa u kontrolluar.
    Me ligje te forta dhe ne zbatim te tyre shteti mund ti beje qytetet e paster sic duken sot.
    Apo doni te ulet kembekryq virusi ne ato kazanet e plehrave te veliajt qe nuk u afrohesh dot 100 m.
    Plehra.

    1. Pikërisht këtu qëndron gabimi i Lubonjës.
      Ngatëron druvarin që bën punën për të cilën e paguajnë, me hajdutët e masakruesit e pyjeve.
      Kur Lubonja i referohet realiteteve të kapëshme e të vërtetuara me fakte, bëhet shumë interesant në analitaz e tij e ndiqet nga lexuesit.
      Por kur realitetin kërkon ta gjejë në fraza të shkëputura nga autorët e preferuar të librave që lexon, fillon e shket në teorizime naive.
      Ndoshta me “druvarin” ka pasur ndërmend “doktor” Tao Pallën si deputet, e që veç vjedhjes së doktoratës ka të dhëna se po shkreton edhe pyjet e Librazhdit

  7. Ngaqe anashkalojme mesazhin dhe meremi me emrat e pervecem jemi katandisur ne kte derexhe ku as paraja as fuqia ushtarake dhe industriale nuk te shpeton nga nje virus i padukshem.
    Shkenca dhe mjeksia ka kohe qe i ka paralajmeruar keto kercenime e jan injoruar. Vaksina e Sars-it nuk u perfundua ne 2005 se nuk u financua dhe skishte me interes.
    Nje shoqeri qe vlerson me shume bythet e kardashian se sa nje mjek eshte e destinuar te veteshkatrrohet.

  8. o komsomolas qe nuk shkeputesh dot nga origjina jote .eshte e pamundur qe te mos barazosh djallin me nje mekatare te pafaje ne cdo shkrim tendin .gjaku i helmuar i komunistit kristian nuk te leshon.

  9. Boll kerkoni te mendoni te imitoni zotin,jeni qenie si gjithe te tjeret-na rikujton Lubonja,dhe simbas idhujve te tij,shpetimin e presin vetem nga zoti!!! Por fatosi,tashme si analist,duhet t’a kete kaluar stazhin edhe te pionierit,bile edhe te organizates se rinise,por megjithate,na flet allagjysmakshe.Kjo sentence,qe nuk shpjegohet fare prej ketij analisti,ka domethenie tjeter.Virusi me emerin Corona,sikurse edhe shume viruse ,apo edhe bakterie te tjera,jane produkt”C’ njerezor,” i disa njerezve ,qe kerkojne te imitojne “Zotin”,pra te prodhojne ato,qe vete zoti ua ka kursyer njerezimit (qe ne fakt-njerezimi- eshte produkt i tij _Zotit).Kete kuptim,duhet t’a zbulonte edhe analisti Fatos (qe eshte akoma ne tre fazat e stazhit qe permenda me siper).Pra virusi eshte produkt-qellimi kuptohet qarte dhe lehtesisht-i fabrikuar.Qellimin duhet t’a shtjellojne analistet,sepse “shkencetaret”VETEM DO NA MASHTROJNE NE VIJIM.Perfundimisht,per kete lufte njerezore kunder virusit,as duhet menduar te kerkohet ndihma e Zotit,por krahas kesaj lufte,duhet bere edhe lufta me e madhe (njerezore),kunder ideatoreve e pastaj edhe te prodhuesve (qe jane urdheruar prej tyre).Kete mendimtaret e kuptojne mire,por analistet,te mos i perrmendin,sa here qe vete nuk jane ne gjendje te japin jo nje pergjigje,por as edhe nje mendim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *