• |
ide | kryesore

Mocioni kundër qeverisë ‘Kurti’, reagon Vjosa Osmani: Luftoni koronën, jo njëri-tjetrin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti.

Osmani ka shkruar në profilin e saj në Twitter se duhet të luftohet korona virusi, e ka bërë thirrje që liderët të mos e luftojnë njëri tjetrin.

Të njëjtën porosi e ka shkruar në të dy gjuhët, atë shqip dhe anglisht. Kjo është hera e parë që Osmani është deklaruar lidhur me mocionin që e ka paralajmëruar Lidhja Demokratike. Ajo ka votuar kundër kur kjo temë është diskutuar në kryesi të partisë. LDK sot ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës mocionin me 46 nënshkrime.



1 Comment

  1. Ja sa gjejne do ta luftojn. po e gjeten. se ne ketej te gjejm edhe pa qene mjaft te na i kekoj mema e madhe nga larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *