• |
ide | kryesore

Neymar braktis Parisin: fluturon në Brazil, por ka një fjalë për mjekët

Sport



Kishte thënë se nuk do të udhëtonte në Brazil për Karnavalet e famshme të Rios, por gjithësesi nuk e shmangu dot rrugën për në vendlindje. Është edhe Neymar mes lojtarëve të mëdhenj që kanë braktisur qytetet e tyre të adaptuara, e skuadrat për të cilat luajnë, për tu kthyer në shtëpi. Kampioni i Psg është larguar nga Parisi në emergjencë të plotë të koronavirus dhe ka fluturuar në Brazil. Për saktësi, në lokalitetin e Mangaratiba, ku zotëron një vilë.

Neymar ka mbërritur me një fluturim privat e është autorizuar nga klubi i tij. Pas disa ditësh braziliani ka ndërmend të spostohet në bregdetin paulist, në Guarujà, ku zotëron një tjetër banesë.

E gjitha kjo, pavarësisht se edhe në Brazil kanë nisur të merren masa për të limituar lëvizjet e personave. “O Ney” megjithatë nuk është treguar indiferent ndaj situatës shëndetësore botërore e ka dashur të mbështesë personalisht punën e njerëzve të shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *