• |
ide | kryesore

Një deri në 12 vjet burg për Jovic: presidenti serb kërcënon dy lojtarët: “Nëse dalin, do ti arrestojmë”

F1, Sport



Është më shumë se i ashpër pozicionimi i marrë nga presidenti i Serbisë kundër Luka Jovic e Nikola Ninkovic, të kthyer në atdhe nga Spanja e Italia pasi thyen karantinën dhe kufizimet e lidhura me emergjencën koronavirus. “Nëse një prej të dyve del nga shtëpia, do të arrestohet”, ka kërcënuar Aleksandar Vucic, duke komentuar daljen nga izolimi të lojtarit të Real Madrid. “Mendoj se të dy janë mërzitur për atë që kanë bërë, por do ti qartësoj atyre se jeta e njerëzve tanë është më e rëndësishme se milionat e tyre”, ka shtuar Vucic, duke rritur dozën e tensionit.

Fjalë të forta e të qarta, për të konfirmuar linjën e fortë kundër atyre që nuk respektojnë situatën. Prokuroria do të procedojë penalisht kundër Jovic për faktin se është larguar nga apartamenti i tij në lagjen qendrore të Vracar, ku duhej të qendronte në vetë-izolim. Një vendim që lë pak hapësira për interpretime e pas të cilës sulmuesi i Real rrezikon një gjobë e një dënim nga 1 në 12 vjet burg.

NINKOVIC MOHON GJITHÇKA
Pas lajmeve për një denoncim, për faktin se kishin thyer vetë-izolimin, vendosur nga qeveria serbe, Nikola Ninkovic i beson reagimin e tij një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Ascoli. “Jam me familjen, nuk ndodhi absolutisht asgjë nga ajo që raportojnë mediat – shkruan sulmuesi -. Jam në shtëpi për periudhën e duhur të karantinës, për ata që vijnë nga Italia”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *