• |
ide | kryesore

Profetja e verbër e Ballkanit: Një virus do t’i marrë jetën presidentit të 45-të të SHBA

Lapsi Leaks



Profetja e vjetër e Ballkanit, siç njihet ndryshe Baba Vanga ka paralajmëruar përhapjen e koronavirusit (Covid-19). Vangeliya Pandeva Gushterova, përpara vdekjes së saj në moshën 84 vjeç në 1996, thuhet se ka parashikuar pandeminë e koronavirusit, e cila filloi nëntorin e kaluar në Kinë dhe në momentin e publikimit të këtij shkrimi, virusi ka infektuar më shumë se 222,000 njerëz globalisht.

Sipas Daily Star një grua që takoi Baba Vanga në vitet 1990 ka dalë me lajme mbi profecinë. Neshka Stefanova Robeva, 73 vjeç, tha që mësoi për paralajmërimin e koronavirusit pak para vdekjes së Baba Vanga.

Ajo u shpreh se profetja ballkanase i ka thënë: “Korona do të jetë e tëra mbi ne”.

“Vanga e parashikoi kur e vizitova vite më parë: “Neshka, Corona do të jetë mbi të gjitha,” më tha. Unë nuk e kuptova se çfarë do të thoshin këto fjalë atëherë. Në atë kohë mendova se fliste për Rusinë. Në bullgarisht, korona nënkupton kujdestarinë dhe është e lidhur ngushtë me udhëheqjen ruse në vend. Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez” – th Robeva.

Këto pretendime të çuditshme janë shpërndarë gjithashtu nga shumë njerëz në mediat sociale. Një përdorues i Tëitter ka shkruar gjithashtu se kjo teori lidhet edhe më një tjetër parashikim të Baba Vanga, për vdekjen e Trump.

“Baba Vanga parashikoi që presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara do të vdiste nga një sëmundje e panjohur. Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez. Donald Trump është presidenti i 45-të dhe koronavirusi është në një virus vrasës,”- shkruan ai.

“O zot me sa duket Baba Vanga e parashikoi koronavirusin ……. Kjo ka shkuar shumë larg, nuk mund ta marr më parasysh këtë,”– shkruan një tjetër.

Pasuesit e Baba Vanga besojnë se gruaja ishte e fuqishme që mund të komunikonte me të vdekurit dhe kishte vizione për të ardhmen. Baba Vanga supozohet të ketë parashikuar zgjedhjen e Barack Obama si President të SHBA-ve në 2009, Brexit dhe sulmin terrorist të 11 shtatorit.

Sidoqoftë, më e famshmja, ajo erdhi në pah pas vdekjes së saj kur parashikoi me saktësi fundosjen e vitit 2000 të nëndetëses ruse Kursk. Duke folur për të ardhmen, disa besojnë se Baba Vanga parashikoi fatkeqësi natyrore dhe trazira politike. Pasuesit e mistikës pretendojnë se profecitë e saj kishin një përqindje prej 85% të besueshmërisë.

Jo të gjithë mendojnë se historitë e Baba Vanga janë bindëse dhe të besueshme. Sipas faqes Skeptics.com, profecitë e Baba Vanga janë plot vrima dhe trillime.

“Vanga ishte analfabete, dhe ajo me sa duket nuk ka shkruar asnjë libër vetë, por e kanë bërë anëtarët e stafit të financuar nga qeveria bullgare duke kapur ato që thoshte ajo. Parashikimet e cituara të Vanga duket se të gjitha janë vizione apokaliptike për të ardhmen e botës, ku thuhet se do të fillojë një luftë në vitin 3005 dhe do të ndryshojë trajektoren e planetit,” – shkruan faqja.

Vanga ka parashikuar që në vitin 2028 njerëzimi do të udhëtojë drejt Venusit për të kërkuar burime të reja të energjisë, ndërsa në vitin 2130 civilizimet do të jetojnë nën ujë me ndihmën e të huajve.



6 Comments

  1. hahaha ska problem nje llum iken nje llum vjen. mos u trembni. kurse ketej nga ne thone vetem ne nje vend nuk bie rrufeja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *