• |
ide | kryesore

Raportuesja e PE-së për Kosovën: Braktisja e Qeverisë nga LDK-ja është grusht shteti

-Instant, Lajme, Të fundit



Raportuesja për Kosovën në Parlamentin, Evropian Viola Von Cramon, është treguar kritike ndaj LDK duke pohuar se nëse tërhiqet nga koalicioni  ky veprim do të ishte i njëjtë me atë të grusht-shtetit.

“Unë besoj se LDK-ja nuk duhet ta përdorë këtë krizë si pretekst për kumar politik. Ne të gjithë e dimë se kjo është pjesë e një loje më të madhe politike. Thaçi dhe Mustafa dëshirojnë të jenë pjesë e dialogut dhe ata duan të sigurohen se do të ulen në tryezë me Beogradin e jo Kurti i vetëm. Megjithatë, një udhëheqësi e përgjegjshme dhe demokratike duhet të qëndrojë e bashkuar në kohën e një krize të tillë të pashembull”, i ka thënë deputetja gjermane Gazetës Express.

Lexo me tej:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian: “Mocioni i mosbesimit i LDK-së, katastrofik edhe për rajonin”

Von-Cramon ka thënë se nëse LDK-ja vendosë ta braktisë Qeverinë tani kjo do të nënkuptonte grusht shteti.

“Natyrisht, debati për atë se si duhet të merremi me situatën është legjitim, por zgjidhja përfundimisht nuk është të largohesh dhe ta braktisësh Qeverinë. Kuvendi dhe Qeveria do të duhet të veprojnë shpejt, nëse kriza shëndetësore përkeqësohet, për këtë arsye ne nuk duhet ta vënë në rrezik funksionimin e tyre. Nëse LDK-ja tërhiqet tani nga koalicioni, ky është më tepër si një grusht shteti, jo si një veprim i përgjegjshëm”, ka thënë ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *