• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, nga nesër ndryshon orari i lëvizjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama njofton ndryshimin e orarit të lëvizjes duke filluar nga nesër. Përmes një njoftimi në Facebook, Rama thotë se thirrjet për mirëkuptim kanë mbaruar dhe se kufizimi i lëvizjes do të jetë më i ashpër.

Njoftimi

NGA NESËR REGJIMI I LËVIZJES NDRYSHON, SEPSE NUK KEMI ASNJË ORË E JO MË DITË PËR TË HUMBUR ME EDUKIMIN E TË PABINDURVE, TË CILËVE SHUMË SHPEJT DO TË DETYROHEMI T’UA KTHEJMË ME TË NJËJTËN MONEDHË, JO VETËM DUKE I NDËSHKUAR ME GJOBAT E SANKSIONET NË FUQI PO EDHE DUKE U NDËRPRERË ÇDO LLOJ NDIHME E SHËRBIMI SHTETËROR!

THIRRJET PËR MIRËKUPTIMIN E TYRE PO MBAROJNË!

? NGA NESËR ORARI I LËVIZJES DO TË JETË 05.00 – 13.00! KY DO TË JETË NË VIJIM EDHE ORARI I PIKAVE TË SHITJES SË USHQIMEVE, ILAÇEVE APO SHËRBIMEVE BANKARE, SI EDHE ORARI I PUNËS SË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS.

? NGA NESËR NË ORËN 13.00, GJATË GJITHË DITËS SË DIELË, DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, DO TË JETË GJITHÇKA E MBYLLUR, NË TË GJITHA QENDRAT URBANE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. NË RRUGË DO TË JENË VETËM FORCAT E POLICISË, USHTRISË, NJËSIVE KRITIKE TË SHËRBIMEVE SHTETËRORE DHE ATYRE TË KOMPANIVE MEDIATIKE!

KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË! PRANDAJ MBLIDHENI MENDJEN BASHKË ME MUA QË DUHET TË SHTRËNGOJMË ÇDO DITË VIDAT E ZINXHIRËVE MBROJTËS, NËSE NUK DUAM TË NA GRIJË SI HELMI MIZAT!



13 Comments

  1. Ky ka luajtur nga mendte. Ne cilin nen te kushtetutes apo te kodit penal e gjen denimin me mosofrim sherbimesh?
    Pse nuk fut edhe denimin me vdekje? Ose te nxjerre edhe ato tanke qe kane ngelur dhe te qellojne pa paralajmerim te gjithe grumbullimet e njerezve? Mos te harroje qe veprimi i fundit i Berishes president ishte nxjerrja ne rruge e ushtrise ne rruge…

  2. Po kompanite Mediatike pse duhet te dalin ne rruge kur ne rruge ka vetem police e ushtare? Do t’u ferkojne bolet ushtareve e policeve???
    Po te henen, sa do te jete orari, 3 ore ne dite gjithsej?
    Po te duash te hysh vete ne burg, me dashje, me vullnet te lire, ku duhet te aplikojme, o Shoku Skizofren?

  3. “KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË!” – tha Rama…. Po GOGOLI i padukshëm nuk po largohet, do rrijë aty për një kohë të pacaktuar … armiku je ti Edi dhe luçiferianet që ke përreth!

    Njerëz mos u mërzisni, nuk jeni vetëm, është një Zot që i kontrollon këto fytyra te poshtra, qe ja ka futur te dy këmbët në një këpucë.

  4. Po mediat per ca do jene? apo te intervistojn policet dhe ushtaret e xhaxhkes? ky te ben per qeshur me zor. kur te ikesh nga syt kembet na i thuj nje dit me pare qe te mos vdesim nga lumturia. mos harro .nje dit perpara. thjesht. neser do iki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *