• |
ide | kryesore

Spanjë, La Liga gati për skenarin sfilitës: 4 ndeshje çdo 10 ditë

Sport



Liga e Futbollit spanjolle përgatitet për më të keqen, gjithnjë e më e bindur se do të duhen ende javë përpara se të rifillohet të luhet. Nëse kampionati do të riniset në 16 maj, një datë e arsyeshme, sepse Spanja ka ndjekur modelin e koronavirus në Kinë, për tu mbyllur më pas në 30 qershor, do të luhen “4 ndeshje cdo 10 ditë”. Lajmin e ka zbuluar vetë presidenti i Ligës, Javier Tebas, për ‘Mundo Deportivo’.

Ashtu si shkruan e përditshmja katalanase, është e mundur që ndeshjet e Champions League të luhen të shtunën e ndeshjet e kampionatit në Liga, të skuadrave të impenjuara në Kupat europiane të hënën. Një ditë, për më tepër, që garanton edhe një interesim të madh në tregjet strategjikë si Azia. Me këtë kalendar, në të cilin do të luhet cdo 48 orë, java e fundit do të ishte e lirë për finalet e Europa League e Champions, ndërsa fundi i kampionatit do të arrihej në 30 qershor. Kalendari parashikon gjithashtu që ndeshjet e dy raundeve të fundit, të luhen të gjitha në të njëjtën ditë.

Startimi në 16 maj do ti jepte skuadrave kohën të bënin një mini fazë përgatitore prej 15 ditësh, për tu adaptuar për dy muaj e gjysëm kompeticioni tepër intensivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *