• |
ide | kryesore

Tragjedi tek Verona: vritet motra e shokut të skuadrës të Kumbullës

Sport



Lajme të tmerrshme vijnë nga Ghana për Emmanuel Badu, mesfushori i Hellas Verona, motra e të cilit, Hagar, është vrarë në orët e kaluara në Berekum, qyteti i origjinës së familjes së lojtarit. Lajmet që vijnë direkt nga vendi afrikan, tregojnë se gruas i ka qëlluar një person që është identifikuar tashmë nga autoritet lokale. Vrasësi është Këabena Yeboah, që për momentin është në arrati i ndjekur nga forcat e rendit.

Motivi që e ka shtyrë burrin të vrasë motrën e Badu nuk është ende i qartë, por në orët e ardhshme mund të dalin detaje të reja mbi cështjen. Ndërkohë, Verona, klubi ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbulla, përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ka shprehur “ngushëllimet më të ndjera, duke i qendruar pranë në këtë moment Emmanuel Badu për humbjen, në rrethana tragjike, të motrës Hagar“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *