• |
ide | kryesore

U rrëzua në pub, humb jetën Whittingham: tjetër tragjedi për Cardiff

Sport



Futbolli anglez mban zi për humbjen e Peter Whittingham, ish-mesfushorit të Aston Villa e mbi të gjithë Cardiff City, me të cilin luajti për 11 sezone radhazi nga 2006 në 2017. Whittingham, 35 vjecar, ishte shtruar në spital në 7 mars, kur si pasojë e një rrëzimi aksidental në një ‘pub’ pësoi dëmtime të forta në kokë. Pas 11 ditësh luftë, ish-futbollisti u dorëzua.

Pas Emiliano Sala, njw tjetwr humbje e papritur godet klubin uellsian, që lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes faqes zyrtare: “E kemi zemrën copë. Lajmi për vdekjen e papritur të Peter na ka tronditur thellësisht. Mendimi ynë është për të shoqen Amanda, djalin e tyre të vogël e për familjen e tij. Në emër të tyre kërkojmë të respektohet privatësia e tyre në këtë moment tmerrësisht të pashpirt e të vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *