• |
ide | kryesore

Vodafone Albania në mbështetje të klientëve gjatë emergjencës së krijuar nga Covid-19

Lajme



Përhapja e COVID-19 në Shqipëri dhe masat e prezantuara nga qeveria për të kufizuar përhapjen e  infektimit, kanë ndryshuar mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin. Këto ndryshime kanë kufizuar lëvizjen tonë të përditshme, duke rritur nevojën për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë.

Rritja e trafikut të të dhënave në rrjetin Vodafone ka qenë tepër e lartë gjatë kësaj periudhe dhe ne po punojmë shumë për të garantuar stabilitetin e rrjetit për të gjithë klientët. Po ndajmë me ju mbështetjen tone nëpërmjet teknologjisë për t’ju mbajtur të sigurtë në shtëpi.

Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën e familjeve për të komunikuar, për t’u argëtuar dhe edukuar, si edhe duke garantuar sigurinë dhe funksionimin optimal të rrjeteve tona celulare dhe fikse, Vodafone Albania ka hartuar një portofol që përfshin tre kategori ofertash:

  1. Të gjithë klientët Vodafone, me parapagesë ose kontratë, do të përfitojnë deri 50% mës humë internet në paketat e tyre, duke nisur nga nesër e deri në fund të muajit prill.
  • Secili prej klientëve tanë me parapagesë do të marrë 50% më shumë internet, sipas paketës që zgjedh. Pra nëse një paketë e blerë përmban 2 GB internet, ju do të përfitoni 3 GB në total.
  • Klientët me parapagesë do të marrin internetin shtesë pas aktivizimit të çdo pakete mujore. Nëse aktivizojnë disa paketa mujore, atëherë dhe interneti shtesë do të dhurohet po aq herë.
  • Klientët me kontratë do të përfitojnë automatikisht deri 50% internet shtesë duke filluar nga ky muaj.
  • Kjo ofertë është e aplikueshme vetëm për klientët e telefonisë celulare. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit vodafone.al ose telefononi në 140.
  1. Abcom nga Vodafone

Për t’jua bërë qëndrimin në shtëpi sa më të rehatshëm, Abcom ofron:

  • Klientët e internetit fiks do të përfitojnë deri në 60% zbritje mbi çmimet e listës nëse bëjnë abonim 4 mujor. Kjo zbritje do të jetë e vlefshme për nivelet e shpejtësisë 15 Mbps, 50 Mbps dhe 100 Mbps.
  • Për klientëte e platformave TV, të gjithë ata që do të kryejnë abonimin 1 mujor Abcom  TV premium, do  të përfitojnë 3 muaj falas të kanaleve për fëmijë.
  1. Vodafone E-Learning do të ofrojë për klientët Vodafone akses falas në platformat e mëposhtme:
  • Akses falas dhe konsum interneti zero në kurse interaktive të ofruara nga ICTS online për programin, Scratch, programim Python, Cyber ​​Security 4 Kids nëpërmjet virtual.ictlab.com
  • Akses falas dhe me konsum interneti zero në platformën School Me që ofron klasa online për ciklin 9-vjeçar.
  • Akses falas dhe me konsum interneti zero për aplikacionin azoome, një aplikacion edukativ nëpërmjet lojrave për fëmijë.
  • Akses falas dhe me konsum interneti zero për të ndjekur klasat e shkollave publike në aplikacionin e TVSH-së.
  • Platforma të reja do të prezantohen së shpejti…

Vodafone Albania po monitoron nga afër të gjithë zhvillimet e kësaj situate të vështirë, të krijuar nga emergjenca e Covid-19 dhe do t’imbajë klientët të informuar për çdo shërbim dhe ofertë të re permes kanaleve zyrtare, dixhitale të Vodafone Albania.

Qëndroni të sigurtë në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *