• |
ide | kryesore

Kontakt me dy persona me Covid 19: Hamilton tregon të vërtetën e gjendjes së tij

Sport



Lewis Hamilton ishte i pari që kërkoi që F1 të ndalej e beteja e tij personale kundër koronavirus vazhdon duke ndjekur rregullat e OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) në këtë periudhë të vështirë. Kjo edhe pse mbi të qarkullojnë zëra se është pozitiv ndaj virusit. “Kam lexuar shumë spekulime mbi gjendjen time shëndetësore, pasi dy persona me të cilët kam pasur kontakt lanë rezultuar pozitiv. Dua t’iu bëj të ditur se jam mirë. Nuk kam simptoma e kanë kaluar 17 ditë që kur jam takuar me Sophie e Idris”, ka shkruar piloti i Mercedes për të treguar të vërtetën.

Në fakt historia është kështu: “Kam folur me doktorin tim e kam kërkuar të bëjn tamponin. Por e vërteta është se ka një numër të limituar tamponesh e ka persona që kanë më shumë nevojë se unë. Kështu, ajo që bëra është të izolohesha e të mbaja distanca nga njerëzit. Gjëja më e rëndësishme është se ajo që cdo person mund të bëjë është të ketë besim, të mbajë distancat sociale sa më shumë të mundet, e të lajë duart rregullisht e për të paktën 20 sekonda”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *