• |
ide | kryesore

“Luani në shtëpi, luani për botën”: apeli i Ronaldos kundër koronavirus

Sport



“Luani në shtëpi, luani për botën”. Cristiano Ronaldo zbret sërisht në fushë në betejën kundër koronavirus, duke dhënë një apel të ri për të luftuar të gjithë bashkë Covid-19: “Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të luani për miliona persona në botë – ka shkruar kampioni portugez i Juventus në rrjetet sociale, nga shtëpia e tij në Madeira – tani erdhi rasti juaj”.

“Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon kujdes maksimal nga ana e të gjithëve ne – kishte shkruar Cristiano Ronaldo pak ditë më parë gjithnjë në rrjetet sociale – Ju flas sot, jo si futbollist, por si një bir, një baba, një njeri i përfshirë në këto zhvillime të fundit që po godasin të gjithë botën. Është e rëndësishme të ndjekim këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organeve të qeverisë, se si të administrojmë situatën aktuale. Të mbrojmë jetën e njerëzve duhet të vijë përpara cdo interesi tjetër”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *