• |
ide | kryesore

“Mamaja jonë lufton me kancerin, kërkojmë respekt e heshtje”: vëllai i Higuain tregon dramën e familjes

Sport



Gonzalo Higuain ndodhet në Argjentinë në krah të së ëmës, piktores Nancy Zacarias, që po përballet në këto ditë me ciklin e kurave të kemioterapisë. Fakti që sulmuesi i Juventus në ditët e kaluara u largua nga Torino për tu kthyer në atdhe ka gjeneruar një seri polemikash në lidhje me nëse është e drejtë apo jo sjellja e tij, edhe pse rezultoi negativ ndaj tamponit të bërë pas periudhës së izolimit torinez, si pasojë e pozitivitetit ndaj koronavirus të shokut të skuadrës Daniele Rugani.

Këto diskutime janë ngritur në Itali e Argjentinë, duke e shqetësuar sulmuesin në momentin më të papërshtatshëm, si është mësuar së fundmi. Tani, pas ditësh heshtje, vëllai i Pipita, Nicola Higuain, ka kërkuar përmes një mesazhi të shfaqur në profilin e tij social, heshtje e respekt: “Mamaja jonë – shkruan ai – lufton kundër kancerit prej katër vjetësh e do të vazhdojë ta bëjë edhe tani, pa hequr dorë nga beteja e saj. Kërkojmë pak respekt e konsideratë. E heshtje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *