• |
ide | kryesore

Moratti dhuron 1 milion euro për Lombardinë: “Detyrë mbështetja e atyre që luftojnë virusin”

Sport



Familja Moratti zbret në fushë në krah të Rajonit të Lombardisë në luftën kundër koronavirus. Saras, shoqëria president i të cilës është ish-numri 1 i Inter, ka vendosur të bëjë një donacion prej 1 milion euro në favor të Rajonit të Lombardisë. Shoqëria ka marrë pjesë ndërkohë në financimin e projekteve specifikë për të përforcuar strukturat shëndetësore të Lombardisë e Sardenjës, ku vepron me rafinerinë Sarroch, e që ka vënë në dispozicion të strukturave që po koordinojnë emergjencën në Cagliari furnizimin me karburantin e nevojshëm për të administruar situatën.

Tani vjen një tjetër lëvizje, shumë më e vendosur, në mbështetje të strukturave shëndetësore të Lombardisë: “Në këtë moment të një emergjence kolektive – ka specifikuar Massimo Moratti – spitalet janë struktura të cilave i kërkohet sforco më e madhe e roli i tyre është vendimtar për të luftuar këtë virus. Ndjejmë detyrën të mbështesim konkretisht Rajonin e Lombardisë, që është ndër zonat më të goditura e që, mes shumë vështirësish, po përballet me emergjencën së bashku me strukturat shëndetësore të territorit, të bashkuar nga një shpirt përgjegjësie, kurajo e dedikimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *