• |
ide | kryesore

Njerëzimi me dhe pa COVID, këtë mjelmë të zezë

Blog



Shoh se për çudi çka po ndodh u jep përgjigje brutale shumë sfidave që njerëzimi ka përpara.

Nga Genci Likoskëndaj

Në fakt natyrshëm titulli duhet të ishte para dhe pas por unë mendoj se COVID është e do rrij mes nesh tashmë.  Ne duhet të bëhemi gati që të imunizohemi me të dhe me update-t e tij.

Njerëzimi para COVID ishte shumë interesant. Një zhvillim në konceptimin e mirëqënies referuar  racionalitetit Gausian në shifra marramendëse sa që qielli dukej se do ishte kufiri. Por jo, Taleb, ky levantin ortodoks libanez, me një narracion të përktyer na sqaron se gjithmonë ka një Mjelmë të Zezë në çdo statistikë. Kjo Mjelmë e Zezë sapo erdhi. Ajo çfarë ne po i gëzohemi prej kohësh, Ekonomia e Tregut të Hapur Liberal e lidhur ngushtësisht me teorinë marksiste të arësyeve të lëvizjes së kapitalit do vinte në një pikë ku duhej një prerje të këtij linariteti me derivat pozitiv.

Sot njerëzimi ka parashtruar pyetje të papërgjigjëta falë arritjeve pot ë tij në Shkencë të cilat zënë fill me Rilindjen Europiane, Zbulimin e Amerikës, Revolucionin Francez dhe Luftës së Parë e të Fundit mbarëbotërore të luajtur në dy akte e që gabimisht quhen si luftëra të veçanta WWI e WWII!

Ku jemi? Falë zhvillimit kemi arrit caqe të cilat do këputeshin një ditë nga një Mjelmë e Zezë. Sot modeli me i suksesëshëm i të jetuarit e i organizimit të jetës social-shoqërore në këndvështrimin njëqelizor është familja dhe ajo protestante rezultoi më e suksesëshmja. Nuk është rastësi; në të kundërt në USA dhe Canada do flitej spanjisht po pse jo edhe osmanllisht?! Por jo, kjo pasi familjet protestante e në përgjithesi ato anglosaksone e fituan betejen në marrjen e Amerikës së Americo Vespucit, Kolombi vdiq me idenë se thjesht kishte gjetur një route të re e më të shkurtër për të arrit në Indi duke marrë te mirëqëne faktin qe Toka është e rrumbullakët; ndërkohë Thomas Friedman na shpjegon mjeshtërisht që është e Sheshtë …

Pikërsiht kjo qelizë, familja protestante, e mori Amerikën. Tek “Why Nations Fail” Akademiku turk Acemoglu dhe britaniku, mendoj protestant, Robinson mundohen ta hedhin poshtë këtë konstatim të timin por për aq kohë sa Acemoglu i bie botës cep me cep për modelet e qeverisjes së shteteve dhe nuk thotë një fjalë të vetme për mënyrën e organizimit të Perandorisë Osmane, si njësi ekonomike, besoj i friguar nga Epimenides Paradox, nuk duhet marrë seriozisht në këtë pike.

Une mendoj se familja protestante është një monogamy e pastër dhe shume më efikase si njësi ekonomike se familja kristiane/katolike e pasur spajolle psh, shumë më se ajo myslimane e cila femrën e denigron në një makinë të vazhdimësisë së jetës apo ato aziatike. Pikërisht këtu është sekreti i këtyre arritjeve materiale e të mirëqënies së Amerikës, festa mbarë popullore e saj, ThanksGiving eshte sinonimi më i qartë. Ja ku jemi në pjesën e dytë të Shekullit XX , vitet 50’ ku kjo fortes baze në krijimin e të mirave materiale pati filloi marshim e pandalshëm të saj. Ato çka ne kemi arrit që nga mbërritja e njeriut të parë në Hene, vlerat e zbritjes në Hëne i kupton kur viziton Kennedy Space Center ne Orlando. Atje lamtumira është lapidarët e astronautëve burra e gra, e persëris burra e gra të guximshëm, të cilët humbën jetën. E pra e deri me sot me prishjen e Murit te Berlinit në mes kanë në themel të tyre familjen protestante apo nënforma të saj. Po pse është e sukseseshme një njësi ekonomike e tillë? Shumë e thjeshtë, gruaja është faktor kontribues në krijimin e të mirave materiale bashkë me burrin. Ajo, gruaja, është një makinë prodhuese rentable po sa ai dhe rritet e kontribuon ne kulturën e pasurinë kulturore e intelektuale po sa e si ai. Nëse për nje gjenerate prodhojmë 2 në vend të 1 që prodhon një qelizë-familje tjetë pas 4 gjeneratash prodhojnë 8 ne vend të 4. Pjesë e një diskutimi që pata me housekeeping man mysliman të hotelit në Maldives vite më parë. Vinte e pastronte dhomën çdo mëngjes dhe në shtëpi mbante gruan të pa punë e të padalë (injorante) e rrjedhimisht ishte i varfër ai dhe vendi i tij. Por ky zhvillim i vrullëshëm falë kësaj qelize të mënyrës së të të fituarit të mirave materiala pati zhvillime e pasoja të tjera …

Atë të shtimit të popullatës së të gjithë Globit ku teoritë e Maltusit duhet të kundërshtoheshin e hidheshin poshtë. Njëkohësisht me rritjen e popullatës në disa rajone kemi edhe dyfishim të moshës mesatare të popullatës kryesisht në USA, Canada dhe Europë pa harruar Japonine gjithashtu.

Falë Luftës dhe veçanërisht eksperimenteve shtazarake të makines naziste mjekësia pas viteve 50-të mori një hov të paparë më parë në Gjenetikë, Estetikë (jo në këndvështrimin e Umberto Eco-s), Gjinekologji etj.

Qershor 2017, në Kongresin e Mjekëve të Ardhshëm për USA ndoqa gjatë tri ditëve si prind mbi 40 folës, ajka botërore e Mjekësisë, shefa departamentesh në top univesitetet më të mira të botës. Takova Carmen Tarmelton, ndër rastet e para të transplantit të plotë të fytyës dhe mjekun e saj.

Ndoqa me shumë interes shkencëtaren Amerikano-Iraniane mbresëlënësen Pardiz Sabeti, biologen e Harvard-it e cila udhëhiqte studimet për EBOLA-n në këtë universitet. Ajo na bëri një sensibilizim të paharrueshëm në lidhje me rrezikun e viruseve pandemic që në Qershor 2017!

Në të tilla evente qartësisht kupton se ku ka arrit Mjeksia sot.

Dhe cfare ka sjellë ky zhvillim?

Për një moshë mesatare deri në 50-60 vjeç modeli i familjes protestante ishte solid e shume efikas në marrëdhënien shpirtërore e më tej. Cifti i shtresës së mesme, karakterisitikë e familjes protestante, bënte një jetë në harmoni të plotë brenda këtyre 5-6 dekadave nga të cilat 4 dekada i kalonin bashkë. Por kur ata duhet të rrijnë bashkë edhe kur duhet të rrojnë deri në 80, 90 vjeç seksualisht dhe jo vetëm ka një konflikt që Nëna Natyrë na e ka dhënë si mallkim. Aktiviteti seksual i një femre pothuaj mbaron dhe kalon në menopauz si proçes riprodhues ndërsa një mashkull e ka atë sado modest edhe në moshë të tretë. Geroge Friedman, “100 vitet që vijnë pas” , e trajton shume shkarazi e përciptazi këte problem deri aty sa edhe justifikon, pa arësye për mendimin tim, edhe martesat e të njëtit seks etj. Por ky problem përveç George Soros me Open (minded) Society me unifikimin e seksit etj, ku rastësisht popullata e së fundmi edhe trojet shqiptare janë trajtuar si kavie, pothuaj nuk preket gjëkundi…

Nuk është rastësi që mbi 70% e yjeve të Hollywood-it femra, kanë karreirë deri në moshën 45 vjeç, rasti i përbindshëm i Harvey Weinstein e përforcon këtë. Ndërsa te aktorët meshkuj kemi vazhdimësi karriere te aktoret femra statistikat janë se shumë prej tyre e lënë aktrimin, edhe më herët si Princeshha e Monacos ose na rishfaqen më pas si gjyshe e si zonja të nderuara, por shumë pak, shumë pak kemi filma, sidomos Holliwood-ianë me në qendër të tyre një personazh kryesor femer të moshës 45-55 vjec. Askush nuk do ta prek këtë moment kaq të vështirë që ndodh të femra në këtë periudhë. Nuk është rastësi që biliona dollarë shpenzon mjeksia e industia fitimprurëse e farmaceutikës në zgjatjen e shtyrjen e fertilitetit dhe aktivitetit seksual të njeriut të pasur tashmë. Nuk është rastësi që biliona dollarë shpenzohen sot për ndërhyrje estetike si ato dentale, pamore e të trupit po për moshën e tretë. Ja ku jemi që si pasoj e zhvillimit të vrullshëm teknologjik e pasjes së të mirave materiale fillojmë të kemi probleme në atë çka ishte në themel të të gjithë këtij suksesi të vrullshëm. Familja klasike monogame midis një femre e një mashkulli tashmë ka një këputje e cila ka marrë përmasa ulëritëse në kapërcyell të brezit të tretë.

Sot kemi e çfarë nuk kemi në lidhje me Women Rights = Human Rights, të drejtave gjinore, seksuale, racore etj. Por thellë thellë kjo krizë e moshës së tretë dhe familjes së shtresës së mesme është evidente e njerëzimi duhet ti japë përgjigje sa më parë.

Në të njëjtën kohë falë teknologjisë kemi ndryshime në strukturën demokrafike të Globit shumë të vrullëshme.

Në vitin 1950 popullata e përgjithëshme ishte rreth 2.8 Bilion dhe sot jemi 8 Bilion. Popullsia e Tokës arriti 1 Bilion pas 200’000 vjet te shfaqjes së Homo sapiensit te parë në vitin 1804 dhe në më pak se 140 vjet u tetëfishua. Nga 100 Bilon homo sapiens qe mendohet te kene jetuar ne këto 200’000 vjet 10% e tyre kanë jetuar e jetojnë në këto 50 vitet e fundit ?! Ku më shumë se 35% e saj jeton ne Kinë e Indi me moshë mesatare nën 40 vjeç dhe i vetmi rajon i cili është flat është Europa dhe North Amerika apo akas familja  Christiandom me në krye atë protestante si racë Caucasiane apo rëndom  thirrur e bardhë.

Dua të ndalem pikërisht te struktura e moshës në Europe, US dhe Canada. Mosha mesatare është mbi 80 vjeç dhe në një sfide të hapur në lidhje me të ashtëquajturën shtresa e mesme. Sot më pak 1 % e popullsisë zotëron 90% te pasurisë së saj. Ndërsa te ky 1% janë 90% Protestantë, Kristianë e Hebraike ?!! Gazetari i njohur Vladimir Pozner një amalgam unike (nënë franceze, baba rus hebre dhe qytetar Amerikan, Francez e Rus) na tregon një rast shumë interesant: Në një bisedë me një mikun e tij, pronar i një rrjeti të madh supermarketesh në US ky i ankohet Poznerit duke i thënë se mban në punë mbi 1000 cashier panevojshmërisht por vetem pasi gjyshërit e prindërit e tyre kanë bërë po këtë punë në supermarketet e tij që nga viti 1950. Hmm sa shpesh na del para viti 1950-te?!  Automtizimi i proçeseve i ka bërë krejtësisht të panevojëshëm këto 1000 vënde pune. Upps. Le të analizojmë pak; Pozner është 85 vjeç sot dhe do të thotë se edhe miku i tij është po ky brez, dmth djali i tij do i shkurtoj këto vënde pune dhe induktivisht vetëm ky rast na sjll para një sfidë të përbindëshme në këte strukturë të Ekonomisë. Kemi rrezikun immediat të zhdukjes së shtresës së mesme apo vdekjen e saj në ngjashmëri me “Vdekjen e një Komisioneri” te Artur Millerit dy gjenerata me parë, në fakt përkthimi i saktë është i një salesman-ndërmjetësi… hmm fjala MES është në MES për dreq!!!

Le të nisemi nga lëvizja e JelekVerdhëve në France. Në çfarë konsiston ajo? Shkurt ajo e ashtuquajtura shtresë e mesme kërkon vazhdimësi si cashierët të cilët bëjnë punën e gjyshërve e prindërve të tyre. Tashmë Industria Prodhuese, AI (Inteligjenca Artificiale), Teknologjia e Komunikimit G5 apo G6, Bioshkenca ku po luftohet deri në Transpliant të Trurit na ka sjellë përball faktit të pashmangshëm e të dhimbshëm se ‘dinosaurët’ duhet të zhduken, të ngjashëm me atë shtresë e cila doli kundër makinave/tezgjaheve  në Anglinë e  dy shekujve më parë …

Kina ka problemin më të madh. Ajo shet krahun e punës të pakualifikuar por qartaz i disiplinuar i cili në më pak se dy dekada nuk është i nevojshëm.

Cfarë do ndodh me këtë aradhë njerëzish? Kush është zgjidhja? Nëse Acemoglu do ishte marrë edhe njëherë të vetme me Perandorinë Osmane te “Why Nations Fail” kemi një moment kulmor ku kjo Perandori zgjidhjen e krizës se saj më të madhe e ndërmori me Reformën e Tanzimatit. Ka një detaj aty të rrënqethshëm, data 15 Qershor 1826, 4000 mijë jeniçerë të vrarë te Kulla e Gjakut (e Kuqe) në një natë dhe Selaniku u la në gjak pasi 135’000 Jeniçerët ishin jo më efikas e merrnin rrogat si parazitë. Kulla e Gjakut është po aty por ne kur pijme kafe atyrrotull i referohemi me emrin e ndryshuar në Kulla e Bardhë.

Lufta është zgjidhja? Por ajo mund të ndodh vetëm aksidentalisht sot ndaj dhe me një analizë shkak pasojë rrjedh që COVID mund të jetë një zgjidhje e dërguar nga rastësia për një ateist, nga Zoti/Zotat për një besimtar dhe nga Perënditë Njerëz (këta të fundit Naom Chomski i sqaron diku) nga një analist gjakftohtë …

Një gjë është e sigurtë se jemi në momentin e një Mjelme të Zezë e cila do sjell ndryshime drastike në këtë mënyrë-model jetese të mëderitanishme, kjo është e paevitueshme.

Bëhuni gati!

Po e mbyll me një shprehje të Thomas Friedman, Bota është e Sheshtë: Kur isha i vogël në vitet 1950 Nëna më thoshte haje ushqimin sepse diku në Kinë apo në Indi një fëmijë si ty nuk e ka këtë mundësi, ndërsa unë (dmth ai) u them vajzave të mija sot që mësoni e bëhuni të afta se mbrapa deres (next door) është një kinez apo një indian i cili përpiqet ta bëj punën më mirë se ty.

Karantinë, Tiranë më 20 Mars 2020.

 



2 Comments

  1. Gjeni ndonje me te zgjuar per te botuar shkrime.

    ndoshta kane te drejte te shprehen dhe megallomanet por duhen kufizuar ne botim, ose veniu titrat, lapsi duhet nivel!

    megalomania
    a symptom of mental illness marked by delusions of greatness, wealth, etc.
    an obsession with doing extravagant or grand things.

    😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *