• |
ide | kryesore

Ronaldo lehtësohet: mamaja e goditur nga iktus del nga spitali

Sport



Një lajm i mirë për Cristiano Ronaldo. Mamaja e tij Dolores ka dalë nga spitali Nelio Mendonça në Funchal në ishullin e Madeiras, ku ishte shtruar si pasojë e një iktusi që e goditi në 3 mars, e është kthyer në shtëpi. Kampioni i Juventus është në Madeira, ku fluturoi me avionin e tij privat që në fillim të javës së shkuar, përpara lajmit për pozitivitetin ndaj Koronavirus të shokut të skuadrës Daniele Rugani.

Në ditët e kaluara shëndeti i Maria Dolores dos Santos Aveiro ishte përmirësuar dhe 65 vjecarja kishte shkruar në rrjetet sociale për ti qetësuar të gjithë. “Jam mirë, për fat ishte vetëm një frikë e madhe – postoi në Instagram mamaja e CR7 -. Duhet të pushoj, por po e marr veten mirë. Falenderoj skuadrën e mjekëve e profesionistët që u kujdesën për mua menjëherë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *