• |
ide | kryesore

Tronditet Juventus: Dybala pozitiv me koronavirus

Sport



“Përshëndetje të gjithëve, doja tiu informoja se sapo morëm rezultatet e testit Covid-19 e si unë ashtu dhe Oriana kemi rezultuar pozitivë. Fatmirësisht jemi në gjendje perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja. Një përshëndetje të gjithëve!”. Me një postim në tre gjuhë (në italisht, spanjisht e anglisht), Paulo Dybala ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus e bashkë me të edhe e fejuara e tij.

Në radhët e Juventus Dybala është futbollisti i tretë me Covid 19 pas Rugani e Matuidi. Ashtu si shokët e tij, edhe Joya është pa simptoma e në gjendje të mirë shëndetësore e nuk duket as shumë i shqetësuar, duke qenë se foto e shkrepur me të fejuarën e tregon të buzëqeshur në kopështin e shtëpisë, ku tashmë duhet të qendrojë në karantinë të detyruar prej 14 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *