• |
ide | kryesore

Analiza/ Lubonja: Video e Ramës nuk është gafë, por nxitje për dhunë

Kryesore, Lajme



Publikimi nga Edi Rama i një videoje protestash në Algjeri, ku pamjet e një tufe policësh të egërsuar që godasin njerëzit nëpër rrugë me shkopinj gome, na i shiti sikur ishin pamje ku policia spanjolle po largonte nga rruga qytetarët, për shkak të rrezikut të korona virusit, nuk është gafë. Kush e mendon kështu nuk është thelluar fare në kuptimin e këtij akti të kryeministrit tonë. Kjo “gafë” flet shumë më tepër se një gafë, nëse me këtë fjalë kuptojmë një lapsus, një rrëshqitje pa dashje në një gabim. Ai flet për rrezikun ku mund të na çojë patologjia antidemokratike e kryeministrit tonë në kushtet ekstreme ku ndodhemi.

Nuk ka dyshim se një njeri dhe politikan normal i një vendi demokratik, sikur t’i dërgonin këtë video duke i thënë: “shiko se ç’po bëjnë spanjollët për shkak të korona virusit” së pari do të çuditej, së dyti do të kërkonte të sigurohej se si ka mundësi që policia e një vendi si Spanja mund t’i mësyjë kësisoj njerëzit paqësorë, vetëm pse kanë dalë në rrugë apo shkuar në dyqan jashtë orarit të përcaktuar dhe, më në fund, edhe sikur t’i konfirmonin se është e vërtetë, do të thoshte se kjo është një çmenduri që nuk do të ndodhë kurrë në vendin tim dhe do ta hidhte videon në koshin e plehrave të celularit.

Fakti që Kryeministri ynë e nxori këtë video në publik, për tu thënë qytetarëve shikoni se çfarë ju pret po nuk respektuat urdhrat e mia, jo vetëm tregon se Edi Rama nuk hyn në këtë kategori njerëzish e politikanësh, por tregon edhe se është shumë, po shumë i rrezikshëm në gjendjen e jashtëzakonshme që jemi të detyruar të jetojmë.

Ne po përjetojmë një situatë që ka prodhuar një gjendje të veçantë psikologjike: atë ku tjetrin nuk e shikojmë më si më parë: d.m.th. si njeriun e afërm, mikun, komshiun e mirë, mësuesin e fëmijëve, shitësin e sjellshëm, por si një rrezik për jetën tonë, të cilit duhet t’i rrimë larg. Pyetja që ngrihet është: sa larg mund ta çojmë këtë qëndrim larg ndaj njëri tjetrit pa humbur humanizmin? Është e qartë se me njerëzit e afërt, megjithëse rrimë larg, arrijmë të shkëmbejmë afeksionin dhe kujdesin, shpresën se kjo ndarje do të jetë e shkurtër, madje se nuk është një ndarje, por një solidaritet ndryshe, thuaj po deshe përgjegjësi.

Por bashkëqytetarëve me të cilët ndeshemi në rrugë apo në radhën e dyqanit e kemi më të vështirë t’ua komunikojmë këto ndjenja solidariteti ndryshe, me ta jemi shumë më të gatshëm të nervozohemi kur dikush nuk ruan distancën apo kur shikojmë të rinj që nuk e çajnë kokën dhe rrinë bashkë sikur asgjë nuk ka ndodhur. E pra, është kollaj në këtë situatë që tjetrin që sillet kështu ta shohim si armik. Aq më tepër kur dëgjon Kryeministrin tonë të thotë një dy se jemi në luftë, e se ata që sillen kështu janë tradhtarë.

Ka një problem të madh në këtë metaforë që e bën sipas meje të papërshtatshme në situatën që po përjetojmë. Në luftë ushtarët e armikut ne i presim të na vijnë nga jashtë të na bombardojnë me aeroplanë e topa apo të na vrasin me pushkë e mitraloza dhe i luftojmë po me këta mjete. Nuk është ky krahasimi i duhur për gjendjen ku ndodhemi. Nuk është krahasimi i duhur edhe sikur të themi se jemi si në gjendjen e atyre hebrenjve gjatë Luftës së Dytë që rrinin të fshehur nëpër strehime të ndryshme me tensionin se mund të vinin t’i gjenin e me veshët tek radioja për të kuptuar se kur do të mbaronte Lufta – siç më ka ardhur të bëj krahasimin duke komunikuar me një mike.

Nuk i shkon as krahasimi, ndoshta më i përafërt, sikur virusin ta krahasojmë me atë terroristin kamikaz, që futet tinëz midis nesh me eksploziv në brez që të shpërthejnë papritur e të na vrasë. Nuk janë këta krahasimet e duhura sepse në rastin tonë “ushtarët” e armikut, agjenti i Gestapos, terroristi, jemi ne vetë për njëri-tjetrin. Ne na duhet t’i qëndrojmë larg njëri tjetrit duke ruajtur distancën, por duke ruajtur edhe dashurinë, miqësinë, mirëkuptimin dhe jo duke e parë njëri tjetrin si armik. Nëse mund të quhet luftë kjo është një luftë me ankthin brenda nesh i gjeneruar nga një armik i padukshëm e i kudondoshëm.

Rrezikun më i madh që paraqet ky ankth nga e padukshmja është që, për tu çliruar prej tij, ta kthejmë në frikë ndaj një armiku të dukshëm me iluzionin se po ta eliminojmë atë, do të shpëtojmë. Dhe kjo rrezikon të na kthejë shumë lehtë në bisha të gatshëm për të goditur njëri-tjetrin. Videoja që na ofroi Kryeministri ishte ilustrimi më i mirë i kësaj. Kryeministri ynë tregoi se është në këtë gjendje ankthi që kërkon një armik për t’u çliruar, aq më tepër duke pasur parasysh se edhe pa korona virusin gjysmën e shqiptarëve i konsideronte si armiq e tradhtarë.

Nuk është vështirë të imagjinosh se, në situata që mund të vijnë duke u rënduar, bashkëqytetarët tanë policët, që janë edhe ata nën trysninë e ankthit nga armiku i padukshëm, të humbasin ekuilibrin e, me një urdhër të kryeministrit nga Surreli, të kthehen në bisha ndaj sivëllezërve të tyre. Dhe ky është një rrezik i madh sepse në kushtet e deprimimit e izolimit ku ndodhemi, që rrit ankthin, e që parashikohet të zgjasë duke u rritur, dhuna mund t’i çojë edhe në agresivitet të dëshpëruar me pasoja të paparashikueshme. Që të mos ndodhë kjo, njerëzit kanë dëshpërimisht nevojë për sa më shumë dhënie shprese, kuraje, dashurie, solidariteti, sakrifice, kujdesi, mbështetjeje, inkurajimi, durimi dhe për sa më pak ndjenja negative siç janë ato që ngjallin kërcënimet e dhuna ndaj njëri tjetrit./ Panorama

LEXO EDHE: Mashtrimi me “videon spanjolle” / Ne jemi në luftë, por komandanti na ka lënë



24 Comments

  1. S’do mend qe nuk eshte gafe!
    Ky bastard neobilshevik dhe skizofren e shijon shume dhunen.
    Vjen nga nje familje dhune mesa duket, ka nderruar 3-4 gra, ndonjeren edhe keqtrajtuar, ka nje femije te raportuar nga media si te dyshuar per atesi…….
    Pra ky bastard i mirefillte jeton vetem me dhe nepermjet dhunes.
    Ky do te zhdepe më dru edhe Dreqin vete pasi te vdese

  2. Shkrimi i Lubonjes eshte shume me i sakte se shkrimi i Bushatit i publikuar po tek ky website. Rama ne kete moment po mundohet te perhape panik, gje per te cilen 2 jave me pare akuzoi te tjeret. Po mundohet te gjeje armiq dhe tradhetare, per te larguar zemerimin ne rritje ndaj tij. Po mundohet ne menyren me meskine dhe me te poshter te mundshme, qe te kanalizoje urrejtjen popullore ndaj kujtdo, qofte edhe imagjinar, vetem qe te mos shpertheje kunder tij. E di shume mire qe “i paemer” qe komenton eshte nje kontingjent shume i vogel dhe nuk mund ta mbroje, biles do jene te paret qe do ia mbathin sipas parimit “Ik bythe se u lage”, e di mire qe policia, garda, ushtria do jene ne gjendje ta mbrojne po aq sa mbrojten Berishen para 23 vitesh dhe prandaj mundohet te mbjelle percarjen. E di mire se ne ndryshim nga Berisha i vitit 97, te cilin e imiton ne shume gjera, nuk do mund me te rikthehet per ta shtrydhur Shqiperine deri ne piken e fundit. Mos harroni, nje jave para shpalljes se emergjences, nderkohe qe fqinjet tane ishin ne emergjence, mblodhi kongresin pa e vrare mendjen se cfare mund te ndodhte vetem e vetem per te shpallur “fitoret” e tij te panumerta dhe nje jave me pas u mbyll brenda dhe i vetmi komunikim qe ka me boten, eshte facebooku. Nuk ka kurajon te shkoje ne zyre duke perhapur panik me shume se korona vete. E di qe ka marre fund politikisht dhe rrezikon shume, por sipas parimit te Louis XIV, “Apres moi le deleuge”, me shpirtligesine arrogancen mundohet qe edhe ne ditet e fundit te jetes se tij politike, te mashtroje sa me shume qe mundet thjesht se “nuk i dihet”. Por kriza eshte vetem ne fillimet e saj. Askush nuk e uron, por skenari mund te shkoje shume me keq dhe bunkeri i Surrelit eshte brenda territorit te RSH dhe nuk eshte ne Serbi.

  3. MERO GELBAZA DHE ALBAN DUDUSHI JA LEPIJN QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES DHE ANDI BUSHATIT thotë:

    NJE PERSHENDETJE ZOTI LUBONJA,JE SHUME I DREJT DHE ME PELQEN SHUME SHKRIMET DHE DEBATET TUAJA,EDI RAMA DUKE KONSUMUAR SHUME KOKOINE NUK MUND TE MAR VENDIME TE DREJTA DHE TE DUHURA,KE MBESHTETJEN TIME SE KUR TE JENI PRAP NE REAL STORY ATA ZAGARET E TREDHUR DHE MIRE PAGUAR NGA EDI RAMA DO TE SULMOJN KEQ FARE PSH SKENDER KURVA MINXHOZI SOKOL SALLAKJA BALLA DHE EDUARD ZALOSHNJA ,POR VETEN NJE GJE ATA ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA MUND TE BEJN ,TJU LEPIN QIMET E BYTHES JUVE ZOTI LUBONJA DHE AGRON GJEKMARKAJT

  4. Tani ca ka ketu per tu kuptuar. Lubonja po mundohet te shpjegoje dicka qe vete Rama e tha hapur. Video nuk eshte e sakte por qellimit nuk i leviz asnje presje. Kete ju tha Rama. Ka tope ta beje apo jo eshte ceshtje e tij puna eshte cfare do beni ju? Do te rebeloheni apo do ti fusni nje analize tjeter. Kini te pakten nja pese vjete qe.po i thoni Rames qe tepsia e byrekut nuk eshte e jotja nderkohe qe ai po e ha byrekun. Vazhdoni te diskutoni nese byreku eshte i tij .

    1. Shume e drejte o Berat. Kam frike se e kemi humbur shansin per t’ja marre tepsine, madje ka rrezik te na haje dhe ne me gjithe byrek.

  5. A berat I bukur a berat are prodhon fiq per marmallate a berat are bere goxha kombinat dhe futja ne pordhe e gri sallate edvin llapaqenin maje per vete se osht si baxhell

  6. Ja stalinet e lapsi te udhehequr nga ljubo ne karllikun e tyre per te shpjeguar ate qe rama e pranoje vete,keni bythe dilni ne rruge si Ai aktori I madh licaj qe nuk ju bind rregullave dhe doli per te mbrojtur fantazmen Teater dhe juli dada

  7. Supa eshte tani ora 12 per ju stalin etj,kete rradhe albana do gatuaj per embelsire kek me buburreca kinez se ju nevojitet kalori per revolucionin demokratik te salihut duhet te jeni gati

  8. Mendoj se ajo që po bën edvini nuk ka të bëjë me cronavirusin.

    Protesta e thirur nga Presidenti Meta më 2 Mars e ka tronditur sepse ka kuptuar se askush nuk i shkon më pas e askush nuk e beson.

    Si shenjë hakmarrje e një frikacaku të njohur tashmë, ai kujton se me policë të pamotivuar mund të vazhdojë të mbajë pushtetin edhe më tej.

    Por edvini është i mbaruar tërmeti, coronavirusi apo edhe ndonjë sebep tjetër për të tejkaluar ligjet e institucionet thjesht po i shtyjnë agoninë.

  9. kenaqem kur lexoj bythlepiresit nga te dy krahet hale te politikes shqiptare,jane gati te heqin protezat e kafshojne njeri tjetrin ne bythe vetem e vetem qe mos u fyesh apo shashe kurvat qe kane ne krye te partive

    1. Shko tek edvini ti idiot, se po ta shohësh vetëm edvini ka bythlëpirës, dhe kur shohim se çfarë muti paska qenë ai edhe ju që i keni dhënë votën Sali Berisha është lule.

  10. Kjartazi Lubonja me këtë shkrim analitik ku mbështetet në një realitet të prekshëm shqiptar e me personazhe konkrete siç është Rama, është më i besueshëm nga lexuesit sesa në një shkrim të mëparshëm ku bie pre e teorizimeve duke shkëputur fraza librash për “druvarë e poetë”.
    Pa dashur të përsëris gjykimet e drejta të Lubonjës për shkaqet që e çuan Ramën për të bërë marrëzinë e publikimit të një video fak news për Spanjën, shkurt mund të thuhet se Rama i kompleksuar nga ndjenja e frikës nga antipatia e madhe që ka krijuar ndaj vetes, ka zgjedhur rrugën më të shëmtuar e më vetëdemaskuese, hakërimin ndaj gjithë shqiptarëve se unë kam në dorë tju mbyll ju të gjithëve në shtëpi e këtë do ta bëj me dhunë.
    Nuk është vetëm situata tepër e ndërlikuar e epidemisë apo pandemisë botërore për menazhimin e së cilës ai ndihet krejtësisht i pa aftë, ajo që e ka bërë kaq agresiv.
    Në këto vitet e fundit të qeverisjes së tij të mbrapshtë, gjëja që e tmeron më shumë, është dalja e njerëzve në rrugë që i është bërë makth i protestave kundër tij.
    Nuk ka sepse të harojmë se ky makth i filloi me protestat e fuqishme të studentëve.
    E mbani mend të gjithë që ndaj atyre protestave ai e ndryshonte mbrenda një ore retorikën në publik.
    Nga kërcënimet individuale ndaj studentëve,kalonte në komedinë për të deklaruar se do të vihem unë në krye të atyre protestave.. Protesta e Astirit e më vonë në vazhdim mbushja e Tiranës me qindra mijëra shqiptarë me thirrjet Rama ik, kaluan në tmerin që pati kur njerëzit u detyruan të dalin në rrrugë nga tërmeti.
    Kaq shumë i është rrënjosur frika e daljes së njerëzve në rrugë, sa gjatë tërmetit ju bënte thirrje, herë që të ktheheshin në shtëpitë e shkatëruara, herë të futeshin në çadra e herë të grumbulloheshin në hotele, herë të bënte aktrimin e përlotjes së njeriut të dhimbshëm e herë ju thoshte me arrogancë njerëzve të tmeruar nga tërmeti të mbyllnin gojën.
    Epidemia e Covidit e nxorri përfundimisht të zbuluar frikën e tij.
    Kur ju duk se sapo e zgjidhi problemin me tërmetin ma paratë e dhuruara apo kredive, doli e flamosura epidemi.
    Vazhdoi ta nënvlerësojë ate duke luftuar jo kundër epidemisë por kundër panikut, e kur e pa se çfarë ndodhi në Itali, u bë vetë protagonisti i përhapjes së panikut.
    Përfundimisht duhet thënë se Ramën nuk mund ta cilësosh si një njeri “të mefshtë”.
    Përkundrati ai është një person me energji të mëdha, ama si gjithë liderët me prirje diktatoriale, ai shquhet më së shumti për energji të mëdha negative.

  11. Mbasi u ushqyen me supen e albanes stalinet bashke me vdekjen dhe byroistin lepirje fatosit se di si ta shaje ramen dhe keta direkt ne Orgazem kolektive nen udheheqjen e Stalinit kolonelit te salihu Virus

  12. Mesa dij, Covid-19 veprimet vdekjeprurëse i ka në sistemin respirator, kurse tek ty o byr….azer, virusi paska prekur qelizat e trurit e shkruan përçart për stalinë e byroistë, fatosë, e orgazma, kolonelë e viruse.

  13. Stalini qe ju beni sikur nuk e njihni ju pallon per dite,po juve pse ju djeg ajo suma e vogel o shpellkaret e salihut

    1. Me fjalën “shpellarë” nënkupton kopetë e njerëzve primitivë që akoma nuk kishin mësuar të flasin apo shkruajnë e jetonin nëpër shpella.
      Çuditërisht shoh këtu një tipik shpellar që nuk është në gjendje të shkruaj një fjali normale në gjuhën shqipe e të analizojë me ndonjë argument llogjik ndonjë shkrim, që përsërit si papagall fjalën “shpellar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *