• |
ide | kryesore

Basha: Të merren urgjentisht këto 3 masa

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Luzlim Basha thotë se shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten ndaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit.
Basha thotë se pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

“Duhen marrë masa të menjëhershme:

1. Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.

2. Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.

3. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme” – shkruan Basha në rrjetet sociale që e mbyll me mesazhin: “Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre”.



5 Comments

  1. Psikollogjia popullore e ka përcaktuar mirë një situatë të tillë :
    “Më mirë një fund i shpejtë sesa një tmerr pa fund”.
    Pak a shumë kështu duhet të vlerësohen kërkesat e parashtruara nga Basha.

    Një pjesë jo e vogël e popullsisë shqiptare, veç ftikës së madhe nga rreziku i jetës nga virusi, kur mendojnë të ardhmen pa asnjë shpresë për të përballuar jetën mga kriza e thellë ekonomike që sjell bllokimi i prodhimit e konsumit e zhvlerësojnë rrezikun e nuk ruhen nga virusi.

    Nëse qeveria nuk i detajon masat financiare të përballimit të situatës, kjo situatë mund të zgjatet në kohë e dëmet do të dy e tre fishohen, duke u bërë të papërbashueshme edhe nga vende të pasura e jo më Shqipëria.

  2. Ne po pergatitemi per revulucion nga intrneti, si na ka mesuar baca sali. Ky na del e na thot te shtojme masat. Ore me ke je ti, me ne apo me ramen?

  3. Stalin bej pak pushim se lufta sa ka filluar,dhe thuaj lulzimes e tha njehere kete paradite mos e perserit veten kaq shpesh se merzitet salihu,kujt oks stalin se korona qe ka ne bythe I ka bere dem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *