• |
ide | kryesore

Cio shprehet zyrtarisht: “Flaka olimpike do të jetë drita në fund të tunelit”

F1, Sport



Bëhet gjithnjë e më e mundshme shtyrja e Olimpiadës japoneze për shkak të emergjencës koronavirus. Gjatë ditës u thirr një mbledhje emergjence nga ekzekutivi i Cio, që në një komunikatë zyrtare ka pranuar mundësinë për të shtyrë Lojërat Tokyo 2020, me shumë mundësi për disa javë, por sidoqoftë brenda fundit të vitit: “CIO, në koordinim të plotë me komitetin organizator të Tokyo, autoritetet japoneze e qytetin, do të ndërmarrë diskutime të thelluara mbi situatën shëndetësore botërore e mbi impaktin e saj tek Lojërat Olimpike, duke menduar ndër të tjera edhe shtyrjen e mundshme. CIO ka ndërmend të konkludojë mbi cështjet brenda katër javëve të ardhshme. Anullimi i Olimpiadës nuk do të zgjidhë asnjë problem, prandaj nuk është në rend të ditës” shkruhet në komunikatë.

LETRA E PRESIDENTIT TË CIO-s THOMAS BACH

“Jetët njerëzore kanë prioritet mbi gjithcka, përfshirë zhvillimin e Lojërave. Cio dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye e kemi bërë principin tonë për tu kujdesur për shëndetin e të gjithë subjekteve të përfshirë e për të kontribuuar për të ndaluar virusin. Do të doja – shkruan Bach – e të gjithë po punojmë për këtë, që shpresa e shprehur nga kaq shumë atletë, komitete olimpikë e federata të të gjithë pesë kontinenteve të plotësohet. Shpresoj që në fund të këtij tuneli që po kalojmë, pa e ditur për sa kohë, flaka olimpike të jetë drita”.

Edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar praktikisht është dorëzuar: në këtë pikë është shumë e vështirë që Olimpiada e Tokios të zhvillohet nga 24 korriku në 9 gusht sipas programit. Por qëllimi, si duket qartë nga komunikata, mbetet ajo për ti zhvilluar Lojërat përpara fundit të vitit. Të shumë presionet ndërkombëtare e ato të komiteteve olimpikë kombëtarë per të vazhduar të rezistonin ose të shtynin cdo vendim. Përvec komplikimeve të lidhura me emergjencën shëndetësore, në fakt, rreziku ishte ai i organizimit të Olimpiadës shumë të reduktuar me mungesën e shumë vendeve të rëndësishme, të përfshira nga epidemia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *