• |
ide | kryesore

COVID-19 dhe sfidat e papritura të 2020

Blog



Askush nuk mund të imagjinonte se dita e fundit e 2019-ës, do të mbyllte vetëm numerikisht 365 ditët e vitit të kaluar. Ajo që për herë të parë u shfaq në 31 dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës është duke tronditur botën, jetën e çdo qytetari, edhe 3 muaj më pas e nuk dihet edhe sa do të zgjasë. Në 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli shpërthimin e koronavirusit njohur edhe si (COVID-19) si një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, e ndërsa në 11 mars u shpall gjendja pandemike në të gjithë botën.

Ditët të cilat po jetojmë janë një ekuacion me shumë të panjohura. Janë pikërisht këto të panjohura të cilat nuk mundësojnë vlerësëimin real të situatës në ndryshim nga gjërat e tjera të cilat kërcënojnë sigurinë tonë. E megjithatë kërcënimi i COVID-19 që paraqitet për jetën tonë individuale bëhet më i qartë çdo ditë. Në këto kushte pyetja është a lipset një bashkëpunim dhe një përgjigje globale apo individuale për të evituar efektet negative në shëndetësi, tregje e ekonomi, gatishmëri ushtarake e ndoshta dhe sigurinë se rendi botëror nuk do të prishet.

Koronavirusi ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës. Me rregullat e reja të vendosura nga COVID-19  sistemi ndërkombëtar është duke funksionuar online, lëvizshmëria fizike është kufizuar ndjeshëm dhe çdo ditë lista me shtetet që mbyllin kufijtë e tyre vjen duke u shtuar. Herë për të penguar vetëm levizjen e personave, herë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ku as mallrat nuk mund të qarkullojnë. Në thelb, ky virus po ndërpret rrjedhën e sigurt të gjërave nga të cilat varemi në jetën tonë të përditshme duke futur elemente të reja që pengojnë një ingranazh që deri më tani funksionte mbi parimin kërkesë-ofertë.

E kur flasim për tregje dhe shkëmbime natyrshëm kërkesa e ditës dhe shqetësimi më i madh është tregëtia e medikamenteve dhe ushqimeve. Zinxhiri ndërkombëtar i këtij mekanizmi ndërlikohet edhe më shumë për ilaçet dhe përbërësit pa recetë (të cilat janë ato që po i nevojiten më shumë tregut sot) të cilat prodhohen dhe shpërndahen nga firma të ndryshme në të gjithë globin. Për shembull, India furnizuesi  më i madh në botë i barnave dhe një prej prodhuesevve më të mëdhenj i vaksinave ka shkurtuar eksportet për 26 përbërës të ilaçeve për të përballuar nevojat e brendshme. Një situatë sa shqetësuese kjo sa çdo vend po përpiqet të gjejë zgjidhje alternative për furnizime më këto përbërës. Vendet e Ballkanit Perëndimor i bënë thirrje Bashkimit Evropian të kemi një korridor të hapur për transportin e mallrave dhe pajisjeve mjekësorë mes Ballkanit dhe BE, duke i dhënë një mundësi këtyre mjeteve që transportojnë mallra jetike të procedojnë pa vonesa në dogana. Ky virus inteligjent po na tregon se duhet të kujdesemi për fqinjët, po aq edhe sa për veten.

COVID-19 është duke vënë në provë aleancat mes vendeve dhe raportet e tyre ekonomike e do të rrisë mundësinë e çuarjes më tej të këtyre marrëdhenieve. Jemi mësuar të shohim zakonisht një BE me 27 vende, ndërsa këtë herë Italia duhet të jetë një përballë 26 të tjerëve. E në këtë drejtim, Italisë i vjen në ndihmë Kina, duke dërguar ekspertë të fushës, staf mjekësor si dhe tonelata ndihma në medikamente, duke u bërë lider në këtë fushë. Ndërkohë që është koha të tregojmë se solidariteti me Italinë nuk tregohet vetëm duke projektuar mbi monumentet tona kombëtare ngjyrat e flamurit të tyre.

Pritet që një sërë produktesh të vendosin në vështirësi vende të caktuara pasi virusi po dëmton prodhimin industrial dhe bërjen biznes në të gjithë botën. Një shembull konkret është nafta dhe tregu i saj që ndikohet lehtësisht nga këto zhvillime. Që nga kriza financiare ndërkombëtare e vitit 2008, COVID-19 ka shkaktuar tronditjen e parë të madhe të çmimit të naftës me rënien e çmimit të naftës së papërpunuar 20 përqind në fillim të këtij muaji, pasi furnizimet rriten dhe zvogëlohen kërkesat.

Po cfarë ndodh me forcat ushtarake në këtë rast? Sa i rrezikuar është ky sektor? Për analogji mund të marim rastin e epidemisë së gripit spanjoll në vitin 1918, kur vetëm nga forcat ushtarake të SHBA-ve u sëmurën rreth 20-40 për qind e tyre. Sigurisht kohët nuk janë të njëjta, dhe shumëçka ka ndryshuar, por rreziku mbetet ende i lartë.

Ndërkohë në ndryshim nga organizatat e tjera NATO, të mërkurën, 19 mars vendosi të zhvillonte mbledhjen e përhershme të Sekretarit të Përgjithshëm me ambasadorët e vendeve NATO, sigurisht duke respektuar të gjitha masat e sigurisë rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Megjithatë, edhe në selinë qendrore në Bruksel personeli prezent në zyra është reduktuar e Sekretari Stoltenberg vendosi të zhvillonte konferencën e parë Skype me gazetarët për të ulur rrezikun e përhapjes së virusit. Siç po shihet çdo ditë COVID-19 nuk po kursen askënd. Pas rasteve të shefit të ushtrisë italiane e atij polak të dy pozitivë ndaj koronavirusit apo komandantit të forcave të ushtrisë amerikane në Evropë i vetëkarantinuar pasi ekspozimit me virusin gjatë një konference, NATO ka vendosur që të evitohet qëndrimi i Sekretarit Stoltenberg dhe zëvendësit të tij në të njëjtën godinë në të njëjtën kohë.

Departamenti i Mbrojtjes Amerikane ka ndaluar për 60 ditë udhëtimin e personelit ushtarak, nga ose përmes vendeve të Nivelit 3 të COVID-19. Kjo përfshin shumicën e vendeve evropiane, Kinën dhe të paktën një vend aziatik ku siç dihet ka prani të madhe trupash amerikane.

Shumë vende kanë angazhuar forcat e tyre ushtarake në mbrojtje të territorit e zbatimit të masave qeveritare për kufizimin e lëvizjeve, ndërkohë që mjekët ushtarakë janë vendosur që në krye të herës në linjën e parë të luftës ndaj COVID-19. Forcat ushtarake italiane janë duke ndërtuar spitalet çadër ndërkohë në Genova është hedhur ideja e shndërrimit të anijeve në spitale. Një angazhim kaq i madh i bën forcat ushtarake të jenë të rrezikuara, po aq sa edhe mjekët të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë më pacientët e COVID-19.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që edhe pse në mes të kësaj krize ushtarakët janë të impenjuar në operacionë të rëndësishme të NATO-s apo edhe BE-së apo UN-it, në Evropën Lindore, Irak, Afganistan dhe Kosovë, të cilat kërkojnë monitorim dhe respektim më shumë sesa rigoroz të masave parandaluese. Deri më tani nuk raportohen të prekur nga këto fronte, por ushtarakët amerikanë që do të kthehen nga Afganistani do të qëndrojnë të izoluar nga familjet e tyre, ndërkohë që është ndaluar nisja e një tjetër kontigjenti në SHBA. Po ashtu 1300 ushtarakë në një bazë në Norvegji janë izoluar pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv.

Disi problematik parashikohet të jetë edhe kalimi i informacionit të klasifikuar.  Zyrtarët e NATO-s thanë se komunikimi online nuk do të funksiononte mirë për takimet e tyre të klasifikuara, në të cilat informacioni sekret ushtarak ndahet në mënyrë rutinore midis aleatëve. Megjithëse komandantët në  terren komunikojnë me selinë e tyre dhe udhëheqësit civilë përmes videokonferencimit të sigurt, kjo qasje nuk është praktike për takime në shkallë të gjerë të diplomatëve në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Sa i përket shpenzimeve për mbrotjen, dhe ato duket se do të vihen në pikëpyetje. Kriza me të cilën janë duke u përballur shtetet e bën edhe më të vështirë arritjen në 2 për qind të buxhetit që do të shkojë për mbrotjen, një angazhim ky i marrë në Samitin e Ëellsit nga qeveritë kombëtare.

Qeverite vendosur në dilemën mes realizimit të “detyrave të shtëpisë” apo pjesëmarrjes në stërvitjet ndërkombëtare mesa duket kanë zgjedhur të parën. Disa prej këtyre stërvitjeve janë shtyrë në kohë e për të tjera tipologjia është ndryshuar. Por mos realizimi i tyre do të rrezikojë nivelin taktik dhe strategjik. Strategjikisht është njoftuar anulimi i stërvitjes që do të zhvillohej në Norvegji “Exercise Response Cold 20” ku ishin parashikuar të merrnin pjesë 15 mijë trupa. Ndërsa “Defender Europe 20”, stërvitja që konsiderohej si më e madhja që nga mesi i viteve ’90 do të kufizohet në numër. Taktikisht nëse ushtarët nuk mund të bëjnë stërvitje në terren, por duhet të jenë të kufizuar në baza ushtarake ose kazerma atëherë nivelet e gatishmërisë së tyre zbresin. Kjo gjithashtu do të çojë edhe një ulje të moralit të tyre.

Kjo do të thotë që qeveritë brenda NATO-s kanë një sfidë për të ruajtur nivelin e gatishmërisë dhe burimeve të nevojshme për të përmbushur objektivat e mbrojtjes kombëtare duke siguruar shëndetin dhe mirëqenien e personelit dhe familjeve të tyre. Kjo nuk është gjë e thjeshtë për tu balancuar. Sa më gjatë të zgjasë kjo pandemi globale, aq më i vështirë do të jetë ky ekuilibër për politikëbërësit dhe ndërkohë sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur me shfaqjen e COVID-19.

Krahas rreziqeve të tjera që kërcënojnë globin, kësaj radhe COVID-19 ka sfiduar të gjithë agjencitë dhe institucionet e sigurisë në mbarë botën duke i vënë para një zone gri ku cdo skenar është i mundshëm.

Ermal Jauri

President i George C. Marshall Albania



2 Comments

  1. Hajde copy paste hajde, nga nje ish kapterr, ish punonjesi i Lules se Ande LM qe eshte ne burg per skeme mashtrimi. Ti o bythlepires i Erion Veliaj di te zhvatesh mire me firmen piramidale Europe Agency. I ke paguar taksat apo u shmangesh! Drurin qe hengre nga ish shoket e ushtrise qe vodhe e mban mend! Po ekspozohesh ti shkrimtar hajdut, do te behesh deputet vdiqe mbarove po ti je sinonimi i asaj qe flet per korporatat ne Kuvend. Nuk eshte idiot Edi te fusi ne liste bythqimat qe mezi u japin leket njerezve pas nje viti, e di ti shih STOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *