• |
ide | kryesore

Ditëlindje e burgosur për Ronaldinho: braziliani nuk harron të buzëqeshë

Sport



40 vjetorin në një vend të tillë, me shumë mundësi, Ronaldinho nuk do ta kishte menduar asnjëherë. E megjithatë i burgosur në Paraguaj, braziliani ka shuar qirinjtë, me entuziazmin e zakonshëm dhe buzqëeshjen që e shpqëroi gjatë gjithë karrierës. Shoqëri në jubileun e ish-numrit 10 nuk kanë qenë të zakonshmit, por të burgosurit që e surprizuan me një festë të vogël, përpara se të luanin futbollin e zakonshëm në oborr.

Braziliani u arrestua në Paraguaj së bashku me vëllain e tij, për shkak se përdori një pasaportë false për tu futur në shtetin amerikano-jugor. Një gjykatës ndërkohë ka mohuar lirinë me kusht e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për arrest shtëpie, duke pretenduar se për dy të hetuarit ekziston rreziku i arratisjes.

Sipas prokurorit të cështjes, Osmar Legal, po hetohet mbi lidhjen e dy vëllezërve me Lopez, sipërmarrësen që ka administruar vizitën e tyre e që i ka takuar në mbërritjen e tyre në aeroportin e Asuncion përpara se të arrestoheshin. “Hipoteza jonë kryesore është se dokumentat false do të përdoreshin për qëllime komerciale ose investime që nuk ishin të ligjshme”, ka shpjeguar Legal, për të cilin është “shumë e domosdoshme” që Ronaldinho të qendrojë në burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *