• |
ide | kryesore

E vërteta e mesazheve me virus në Whatsapp

Paparazzi, Slider



Qeveritë dhe përfaqësuesit zyrtarë të autoriteteve mjekësore po përpiqen vazhdimisht t’i ofrojnë publikut një informacion të saktë përsa i përket përhapjes dhe masave që duhen ndjekur për koronavirusin. Por këto përpjekje hera-herës dëmtohen nga përhapja e informacioneve të rreme që shpërndahen në një nga platformat më të njohura në botë. WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook, ka një përmbajtje të vazhdueshme të informacioneve të rreme që përhapen nga njëri përdorues te tjetri. Informacionet false zakonisht vijnë si mesazhe zanore ose tekst, që përcillen nga një person te tjetri. Përgjithësisht thuhet se informacioni është i saktë dhe është marrë nga dikush që punon në qeveri ose në organe të larta. Zakonisht supozohet që burimi është një i/e afërm/e dhe pretendohet se është i sigurt.

Për shkak se mesazhet në WhatsApp janë të koduara, pra lejohet të shihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi, zyrtarët e shëndetit publik si edhe autoritetet e policisë e kanë të vështirë të gjurmojnë përhapjen. WhatsApp në vetveve nuk monitoron rrjedhën e mesazheve në platformë. Shumica e informacioneve të rreme vijnë nga ajo që njihet si përmbajtje organike, d.m.th e gjeneruar nga vetë përdoruesit. Në Facebook, fshirja dhe bllokimi informacioneve jo të sigurta është lehtësisht i menaxhueshëm, pasi kontrollorët e palëve të treat arrijnë të marrin masa, ndërsa në WhatsApp është e pamundur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *