• |
ide | kryesore

Gruaja e Inzaghi nxjerr sekretet e shtëpisë: “E ndaluar të flasim për titullin”

Sport



Ëndërra titull e Lazio është ndërprerë, momentalisht, nga emergjenca koronavirus, por Simone Inzaghi mbetet i përqendruar në vigjilje të një rinisje të mundshme të Serie A. Tekniku lacial ka mundur të fshehë mirë ndjesitë, deri kur gruaja e tij Gaia Lucariello vendos të nxjerrë jashtë karantinës sekretet e shtëpisë: “Në shtëpinë tonë është e ndaluar të flasim për titullin: argumenti tabù” ishin fjalët e saj për Il Tempo.

Nuk flitet për titullin, por ndalesa e ndeshjeve është një argument që nuk mund të shmaget: “Një keqardhje e madhe, ishte një fat i keq edhe duke parë momentin e formës së Lazios, por kur ndodhin gjëra më të mëdha nuk mund vecse ti pranosh. Sipas meje kampionati do të rinisë me dyer të mbyllura dhe do të mbarojë”.

Stërvitjet në kushtet e një emergjencë të plotë për koronavirus janë një pikë shqetësuese, sidomos për Lucariello që është edhe shtatzanë: “Më tremb shumë idea nëse Simone do të rinisë të stërvisë skuadrën, nuk e di nëse do të largohem, apo do ti them të qendrojë në Formello. Ky është një virus i heshtur, ka shumë pa simptoma që mund ta transmetojnë duke qenë mirë. Kam shumë frikë”.

Për pjesën tjetër Inzaghi “në lidhje me ndeshjet, mbetet në kontakt me shoqërinë e lojtarët. E pasdite, nëse nuk ka ‘conference call’, i dedikohet djalit tonë Lorenzo” ka sqaruar Lucariello. Kjo do të thotë se bëjnë detyrat, por edhe luajnë futboll bashkë: “Luajnë në shtëpi sikur të mos kishte asnjë problem, kanë thyer gjithcka ishte e mundur të thyhej”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *