• |
ide | kryesore

Merkel: Ashpërsojmë masat, por nuk i mbyllim njerëzit brenda

Lajme, Të fundit



Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit Corona, ndaj ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë.

Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Merkel: Masat e domosdoshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit Corona.

“Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel. Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur – deri në minimum.

“Secili duhet të japë kontributin për luftimin e Coronës”, – tha Merkel. “Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vetë ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.

“Jetë apo vdekje”

Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu “bëhet fjalë për jetë a vdekje”, thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane. Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur – që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.

Prej ditës së hënë (23.03.2020) njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shëtitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vetëm ose me një person dhe atë në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen dënime të rënda.

Dënimet deri në 25 000 euro

Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të dënohen me dënime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW dënimet mund të shkojnë deri në 25 000 euro./DW



7 Comments

    1. O njeri gjoba 25 000 nuk vihet per qytetaret po per bisneset. Ne jurisprudence ekziston nje parim, ku niveli i gjobes duhet te jete ne perpjestim te drejte me te ardhurat dhe me nivelin e fajit.
      Ju qe po mbeshtesni Ramen ne kete situate do i kuptoni pasojat vetem pas 3-6muajve, por atehere do jete vone.

    2. Jo njerezve ne rruge por bizneseve. Mos i kapni maja maja. Merkel se ka perdorur kurre fjalen lufte. Jemi nje demokraci nuk mund ti detyrojme njerezit. Sigurisht gjermanet jane nje popull ekstremisht i qyteteruar por ama shembulli vjen i pari nga vete qeveria.

  1. po ca krahasimesh beni aman. ku krahasohemi ne me njeri. mjere ne o mjer ne. ketu ka njerez te pastreh ende . njerez qe mbajn frymen gjalle me mbeturina kazanesh. …….pa fund mund te rreshtojm. dhe 30 vjet rresht vetem bandit qeveritar. bandit ordiner ne kuptimin e vertet te fjales.

  2. I pame gjermanet hollandezet francezet anglezet qe dynden supermarketet brenda tre oresh njesos si shpellkaret ketu ne tirone dhe lexoje mire o stalin kur merkel thote jete a vdekje gjoba 25 mije euro kush nuk zbaton rregullat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *