• |
ide | kryesore

“Salah është i dobët, nuk bën dot një pasim”: ish-lojtari i Liverpool i kërkon Klopp ta shkëmbejë

Sport



Futbolli është një sport që bëhet edhe nga numrat. Shifra të pakundërshtuese. Vështirë të mendosh se Gerd Müller nuk ka qenë një nga qendërsulmuesit më të mirë të të gjithë kohërave, golat që ka shënuar në karrierë flasin për të. Por duke e parë, një vëzhgues nuk do ta kishte thënë kurrë: i imët, aspak teknik e megjithatë shifrat flasin. Ekzaktësisht si për Mohamed Salah, pavarësisht se dikujt, ajo cfarë ka bërë egjiptiani deri tani nuk i mjafton. Don Hutchinson, ish-mesfushori i Liverpool në vitet 90, i sugjeron Klopp të mendojë ta ndryshojë me ndonjë talent tjetër …

“Shoh si luan Salah cdo javë e numrat e tij janë të frikshëm. E sheh dhe ai bën gjëra gjeniale, por në gjërat bazë është shumë i dobët, e pabesueshme. Nuk arrin ta pasojë mirë topin as pesë metra larg, e mban shumë dhe kërkon ti kalojë të gjithë në anën e fushës ku ndodhet. E nëse vjen nga e djathta drejt të majtës, mundohet tia pasojë sulmuesit, vetëm se midis janë aq shumë kundërshtare sa nuk do ti kalojë kurrë”. këto janë fjalët e Hutchinson për ESPN, që nuk ngjajnë aspak me një kompliment për egjiptianin…

Në këtë pikë, sipas ish-mesfushorit, Salah është i sakrifikueshmi në rast se tekniku i Reds vendos të revolucionarizojë skuadrën. “Ti e sheh të luajë Salah e mendon ‘ok, natyrisht është stërvitur e Klopp e stafi i tij janë munduar ta ndihmojnë’, por gjërat bazë i bën shumë keq. Pavarësisht kësaj, numrat e tij janë të frikshëm. Por nëse ke për të shitur ndonjë, e mos më keqkuptoni, po të isha Klopp nuk do shisja asnjë, një këmbim mes Salah e një si Sancho do ta bëja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *