• |
ide | kryesore

Shuhet flaka olimpike, zbulimi vjen nga Spanja: “Cio ka vendosur shtyrjen e Tokio 2020”

F1, Sport



Nga Spanja vjen lajmi se tashmë Olimpiada e Tokio 2020 është shtyrë për shkak të emergjencës koronavirus. Sipas asaj që bën të ditur Marca e As, në fakt, shumë shpejt pritet një komunikatë e Cio që do të bënte zyrtar shtyrjen e Tokyo 2020. Në tekst duhet të tregohet edhe data në të cilën do të programohen Lojërat.

Edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dorëzohet kështu koronavirus. Nga 24 korrik në 9 gusht nuk do të zhvillohet Olimpiada e Tokyo 2020. Vendimi, sipas medias spanjolle, është marrë në përfundim të një videokonference emergjente të thirrur nga ekzekutivi i Cio. Të shumë presionet ndërkombëtare e ato të komiteteve olimpikë kombëtarë per të vazhduar të rezistonin ose të humbisnin akoma kohë. Përvec se të jepej një imazh i keq i Lojërave, në fakt, rreziku ishte i organizimit të Olimpiadës shumë të reduktuar me mungesën e shumë vendeve të rëndësishme, të përfshira nga epidemia. Për momentin, flaka olimpike u shua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *