• |
ide | kryesore

United dredhi për Pogba: Woodward përmirëson raportin me Raiolën

Sport



Dëshira numër një e Juventusit për verën e ardhshme është sigurisht Paul Pogba. Është në fakt tashmë e ditur që francezi mund ta lërë Manchester shumë shpejt, me bardhezinjtë kandidatë për ta sjellë në Torino për të sulmuar trofeun e Champions League. Italianët po bëjnë kujdes nga rivaliteti i Real Madrid, por pengesa në fakt po i vjen nga Anglia. Sipas asaj që raportohet nga “Mirror”, zëvendëspresidenti Ed Woodward ka rinisur kontaktet me menaxherin e mesfushorit, Mino Raiola, pasi palët ishin distancuar shumë pas sulmeve të forta që Raiola i bëri Djajve të Kuq në fillim të këtij viti.

Sipas asaj që nënvizon tabloidi anglez duket një armëpushim mes palëve, duke shpresuar që Raiola nuk do të ndërhyjë përsëri me të tjera deklarata “të helmatisura”. Objektivi i Manchester United do të jetë të provojë të kuptojë nëse do të ketë efekte dhe mundësi për ta mbajtur Pogba në “Old Trafford” edhe në verën e ardhshme. Francezi, përpara emergjencës së Koronavirusit, dukej plotësisht i fokusuar në fazën e tij të rekuperimit fizik, për t’u kthyer i fortë dhe i aftë në skuadrën e parë, pas qëndrimit për disa muaj jashtë fushe. Ish-juventini ka një kontratë që përfundon më 2021-in me opsionin e shtimit për një vit tjetër dhe është nën presionin e vazhdueshëm të kampionëve të Italisë dhe Real Madrid që ti bashkohet atyre në verën e ardhshme, por ky rinovim nëse nuk e pengon ikjen e tij, do të shërbejë padiskutim për të ngritur cmimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *