• |
ide | kryesore

51-vjeçari me koronavirus pronar hoteli/ Nuk tregoi që kishte udhëtuar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit

Detaje të tjera bëhen të ditura lidhur me rastin e ri të identifikuar në Durrës një ditë më parë. Edhe pse 51-vjeçari kishte 15 ditë që ishte kthyer nga Italia, pasi udhëtonte shpesh për shkak të biznesve që ushtron, nuk ia kishte trrgusr këtë fskt mjekëve.


Sipas A2, ai është pronar i një hoteli në Qerret, ndërsa lidhur me ekzaminimet e kryera të familjarë apo persona të tjerë të kontaktit me të deri më tani kanë rezultuar negativë, ndërkohë që vijon edhe në të tjerë persona kryerja e ekzaminimeve për gjurmim të mëtejshëm të kontakteve që 51-vjeçari ka patur pas kthimit të tij nga shteti fqinj.


Fillimisht ai është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore, pa treguar historinë e udhëtimit, ndërkohë që bluzat e bardha në Durrës përsërisin apelin për qytetarët qe të mos paraqiten menjëherë në spital, por t’i drejtohen rrugëve të kontaktit të udhëzuara nga instancat shëndetësore, veçanërisht kur këta të fundit kanë histori udhëtimi me vende të prekura nga Covid-19.

Deri tani në Durrës raportohen 6 persona të prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina dhe një i vdekur.

8 Comments

  1. Ore ose jane te paafte keta mjeket tane ose po perdoret nje strategji robqire per tu vene fajin te vdekurve edhe per vdekjen e tyre. Nuk tregoi, nuk tha, se kishte mendjen. O shtet robqir a smund ta verifikoni vete a ka qene apo.jo? Se boll ja vute fajin njerezve te shkrete? Shtet robqir!!!

    1. Po cte kushton ty te thuash ne telefonaten e bere tek 127 qe vjen nga nje vend i zones se kuqe!?
      Cte kushton ty te mos shkosh me vrap ne spital pse te dhemb pak koka por te rrish ne shtepi e te marresh 127 kur e djen veten keq!? Po pse more matuf mjeket e kane fajin qe vjen ky tipi i infektuar nga jashte dhe rrine e perhap virusin duke prere floket tek berberi … popull injorant. Kur jane te lire rrine gjithe diten kot por u kerkohet me urdher te rrine kot ne shtepi duan te dalin e te bejne “pune”

      1. o sarkastik, fajin e pare e ka i semuri; po duke qen se kjo histori po perseritet dhe duke patur parasysh logjikisht papergjegjshmerine e disave, te pergjegjshmit a nuk duhet te marrin masa????’mjeket jan viktima ne kete rast; nuk e di po ne emergjence ka procedura ku njerezit ne terren kan autonomi veprimi te mbrohet e te mbrojn; nese ska te merren; po normal qe corganizimi i shtetit esht problemi

      2. o trap. mesatarja ne minuta te maresh 127 eshte 37 minuta. provoje dhe thuaj. pastaj merri dhe thuaj nje problem. degjocte thone. kupton ti qe ketu sk nje minut trajnim per koronen?!

  2. Po sistemi TIMS per cfare eshte. Merr emrin e atij qe telefonon per simptoma dhe ferifikoje ende pa i bere tamponin. Nese e ka fshehur udhetimin mos gjobitet, por detyroje te paguaj te gjithe mjekimin duke perfshire medikamentet, oret e punes se mjekeve dhe infermjereve qe i sherbejne, 100 euro nata e shtratin ne spital, plus karburantin e ambulancave dhe oren e punes se shoferit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu