• |
ide | kryesore

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv 43-vjeçari, viktima e katërt me virusin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.



3 Comments

  1. Viktima e pare e vertete e Covid 19 ne Shqiperi. Perpos mospasjes se patologjive serioze mund te verifikohej nqs ishte pires duhani apo perdorues kokaine. Sepse mushkrite e ketyre te prekurve jane me debol se e te tjereve.

  2. Nuk prisni dot njoftimin zyrtar per vdekjen,por ja u thote nje shpellkar te rruga dhe ju gati,sa shume gezoheni ju te lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *