• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Drafti përfundimtar, Athina shton edhe dy kushte të reja për Shqipërinë

-Instant, Të fundit



Lapsi.al arriti të sigurojë nga burime diplomatike sot në drekë draftin e plotë që 27 vendet anëtare të BE do i thonë një PO me kushte tejet të forta, madje shumë më të rënda se ato të Bundestagut Gjerman, hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sipas këtij dokumenti, konferenca e parë ndërqeveritare, të cilën psh, Mali i Zi e zhvilloi menjëherë pas miratimit të hapjes së negociatave, do të mbahet vetëm pas zbatimit të një sërë angazhimesh (lexo poshtë).

Ekskluzive/ Një “PO” në formë shuplake. Zbulohet dokumenti i vendeve të BE për Shqipërinë

Por, sikur kjo breshëri të mos mjaftonte Athina zyrtare nuk është kënaqur po ka shtuar edhe dy të tjera që lidhen me të drejtat e minoritetit. Greqia ka kërkuar miratimin e një ligji për regjistrimin e popullsisë sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës dhe me përparimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.

Këto pika janë shtuar në nenin nr 10 të dokumentit që pritet të votohet nesër nga ministrat e jashtëm të 27 shes.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Gjynah qe s’paska futur edhe ate piken e trete qe t’i bejme te gjithe emrat Kristo ose Jorgo, se Çuni i Kristaqit s’duket ta kete problem kete plotesim kushti, me gjithe keta kelyshe me 3-4 emra qe ka pasur perqark dhe meqe ka nderruar dhe emrin e vet dikur ne gjykate…

  2. PO SI KA MUNDESI YMER GELBAZA THOT SE TE ENJTEN DO TE HAPEN NEGOCIATAT HAHAH HAHA ,SI DUKET PO E MBAJN KOKEN NE B TE EDI RAMES SHUME KOHE DHE JAN IMUTIZUAR NGA TRURI

  3. Cpo tallet bota me ne. Te gjith dun lek. Kerkojini xhaxhi edit xhaxhi manes kastratit hysenbelliut dhe gjithe miqve te cunit te kristaqit. Ne vetem jeten kemi per momentin. kaq na kane lene ne 30 vjet.

  4. Kjo puna e rregjistrimit te pronave po me pelqeka. Athina mund te na bej nje draft gati? Se nuk mbeti koker hajduti qe te mos perlaje pronat e shqiptareve!

  5. jahahaha lapsit si del e keqja. kerkon me qiri lajme qe ta zbehin faktin e bukur qe
    me ne fund dhe shqiperia do nise rrugen per be.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *