• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Një “PO” në formë shuplake. Zbulohet dokumenti i vendeve të BE për Shqipërinë

-Instant, Kryesore, Lajme



Një “PO” së cilës i qëndrojnë si thikë pas shpine një sërë kushtesht që e bëjnë të ngjajë më shumë se një vendim negativ. Nëse këtë fillim jave agjensia Reuters njoftoi se Bashkimi Evropian do të miratojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut, duket se dardha e ka bishtin mbrapa.

Heqja e vetos nga Holanda dhe Franca nuk e është e mjaftueshme që në këtë kohë të rëndë koronavirusi të festohet sado pak. Sipas draftit paraprak që Lapsi.al ka mundur ta lexojë për “PO” shtohen kushte të tjera plus atyre të nëntave që vendosi Bundestagu gjerman.  Ato kanë të bëjnë me ligjin e mediave, me luftën ndaj kriminalitetit dhe me ruajtjen e të drejtave të minoritetit, si pasojë e presionit të Athinës.

Por, duke bërë një krahasim me konkluzionet e vitit 2018, kur u tha se negociatat do të hapeshin,  por gjithashtu u vendos se kur do të mbahej edhe konferenca e pare ndërqeveritare (brenda vitit 2019), këtë herë ky kufizim kohor ka rënë dhe ulja reale në tryezë me BE mund të shtyhet në kalendat greke.   

 

Nëse në qershor të 2018 u mor vendimi në parim dhe u përcaktua fundi i 2019 si momenti për të pasur konferencën e parë ndërqeveritare (siç lexohet në piken 54 të konkluzioneve të 2018 për Shqiperine), në vendimin që pritet të merret nesër, konfirmohet vendimi për hapjen si i 2018, por  vendosen disa kushte për të nisur negociatat e për të zhvilluar konferencen e parë nderqeveritare.

Ato janë:  miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me OSBE/ODIHR; funksionomi i gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë në përputhje me opinionin e komisionit të Venecias, kthimi mbrapsht/amendimi i ligjit të medias në perputhje me opinionin e komisionit te Venecias dhe kushteve të tjera që kane teëbejnë me luftën kundër korrupsionit, krimit te organizuar dhe luftimin e fenomenit të azilkerkimit.

Pra më e keqja qëndron se nuk percaktohet asnjë afat kohor se kur mund të zhvillohet konferenca e parë nderqeveritare. Dhe kushti mbi kushtet është se vendet anetare i kerkojnë Komisionit Evropian që të bëjë një raport për permbushjen e këtyre kushteve, përpara se të zhvillohet takimi i parë BE- Shqipëri.

Por përpos heqjes së një afati kohor,të limituar , 27 vendet kanë rënduar edhe procedurën se si do të arrihet tek konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në. Kleçka qëndron tek Kuadri Negociues që i kërkohet Komisionit Evropian për të përgatitur perpara zhvillimit të Konferences Ndërqeveritare. “Zakonisht ky është një dokument ku përcaktohen parimet e procesit të negociimit. Propozohet gjithnjë nga Komsioni Evropian dhe miratohet nga Vendet Anetare përpara zhvillimit te Konferences Nderqeveritare. Por për Shqipërinë kjo procedura është përmbysur. Vendet anëtare kanë bërë një listë të stërgjatë ku mes tjerash kërkohet: dënimi i zyrtarëve të lartë, politikaneve, gjyqtareve, prokuroreve që kanë pasur akuza gjatë procesit të vettingut. Dënimi i personave që akuzohen për blerjen e votave etj. Aty kërkohet vendim përfundimtar për ligjshmerine e zgjedhjeve vendore të 2019 (nënkupto Gjykatë Kushtetuese funksionale) si dhe zbatimi i legjislacionit për minoritetet. Pra, kur komisioni të bëje gati Kuadrin Negociues për Shqiperine dhe të kërkoje miratimin nga Vendet Anetare, në këtë dokument duhet te reflektohet qartë që kushtet e mësiperme janë permbushur” e shpjegoi këtë procedurë për Lapsi.al një diplomat që e ka lexuar dokumentin.

Pra, po të thuhet troç, ndryshe nga Maqedonia që po merr një PO të vertetë, Shqipërisë do ti jepet një miratim “fake”, sa për sy e faqe. Rruga për ne është shumë më e vështirë se ajo që vendet anëtare na përcaktuan në 2018, kur vërtetë s’na i hapën negociatat, por na e lanë ndezur dritën jeshile.

Thënë thjeshtë, pengesat që shtohen janë dy: E para, ndryshe nga më përpara nuk kemi më një datë dhe së dyti për ta pasur një ditë atë, do na kërkohet një dokument me një pafundësi konditash shumë më të forta sesa ato që në vuri parlamenti gjerman. “Pra nëse sipas Bundestagut kishim një liste me kushte për t’u plotesuar për zhvillimin e Konferences se Parë Nderqeveritare dhe asaj të dytë, që u njohen ndryshe si 9 kushtet e famshme të Bundestagut,  me vendimmarrjen e tanishme të BE-se, do të kemi një listë më të gjatë kushtesh që duhen permbushur nga ana e Shqiperisë. Kur kjo të ndodhë, ato duhet të reflektohen si të tilla në dokumentin e Kuadrit Negociues, që duhet përgatitur nga Komisioni Evropian e më pas të miratohen njëzeri nga vendet anëtare. Për permbushjen e këtyre kushteve, Komisioni duhet të bëjë një raport tjetër për Vendet Anetare. Pra shkurt, kemi të bëjmë me një kalvar të parealizueshëm” i tha Lapsi.al, diplomati që e kexoi këtë dokument.

Pr,a me teper sesa një ngjarje për tu gëzuar drafti që pritet të vendosë hapjen e negociatave është një fletërrufe për gjendjen në të cilën jemi.

©Lapsi.al

.



28 Comments

  1. Kjo Evrope kurve qe eshte Albanofobe. Po ska faj kurva se edhe politikanet Shqiptare punojne kunder vendit te vend. Te gjithe partite jane njelloj te keqija. Vidhni edhe 30 vite kete vend se kushtet kurre nuk i plotesojme.

  2. Tek dera e hanit ishte shkruar:¨vajza juaj Nina Nana nuk eshte me virgjereshe¨´
    Gazetare per ne ne hale, s¨ka virus qe e heq.

  3. “Prit gomar te mbij bar”…..
    Per sa kohe te kemi NASTRADININ kryem…t,as ne mendje t’mos na shkoje antarsimi.SHQIPKARE TE RIDHJERJES FAJI asht i JUAJI!
    Puthuni me Milon,perpara se te shkoni perfundimisht per LESH!

  4. “Prit gomar te mbij bar”…..
    Per sa kohe te kemi NASTRADININ kryem…t,as ne mendje t’mos na shkoje antarsimi.SHQIPKARE TE RIDHJERJES FAJI asht i JUAJI!
    Puthuni me Milon,perpara se te shkoni perfundimisht per LESH!

  5. Te plotesohen keto kerkesa eshte si t’i heqesh oksigjenin te semurit me koronavirus.
    Te besh Gjykate te Larte dhe Kushtetuese efektive e te paaneshme (cka do te thote anulim
    i zgjedhjeve Moniste te 30 Qershorit 2019), te denosh vjedhesit e votave (cka do te thote
    te denosh nje pjesen me “vitale” te kupoles), te besh reforme te vertete zgjedhore qe
    te pamundesoje vjedhjen e manipulimin e zgjedhjeve (cka do te thote t’u prishesh meka-
    nizmin e marrjes se pushtetit ) etj, etj,etj. etj,etj , do te thote te presesh degen ku ke
    hypur.A mund ta bejne keta kete sakrifice?

  6. Obobo sa dashakeq gazetari qe ka shkruajtur kete artikull,sikur e ka shkruajtur Berisha,”nje po sa per sy e faqe”-thote,po pse mor idiot per sy e faqe te kujt do thone po, apo na kane frike dhe thone po nga frika?!”nuk ka afat kohor te percaktuar”-thote,po pse mor debil ne kete periudhe pandemie mund te percaktohen afate?!Ulni koken e forconi bythen se me mendjen qe keni nje jete ne opozite do rrini o te mjere….

  7. qenkan merzit maloket e Saliut dhe ky bythqir Andi me kete lajm hahahahah shqiptaret do festoin kush can bythe per mizerjet cfare thone

  8. Eshte si t’i pohosh dikujt qe kerkon te vije me ty ne gjueti(te cilin ti nuk do qe ta marresh) qe DO TA MARRESH POR DO T’I SHTIESH HERE PAS HERE MBAS VESHIT

  9. Sukses i jashtezakonshem i Rilindjes, hap negociatat per here te katert me 12 kushte!!! Te pakten keshtu mendon komentuesi i mesiperm qe ka shkruar me 8 emra te ndryshem. Kulmi eshte akuza per albanofobi, kur MV i hapen negociatat pa kushte nje vend ku shqiptaret jane element shtetformues. Tani nuk mbetet gje tjeter vecse te thone qe europianet jane edofobe…

  10. PO TE LEXONI MERO BAZEN ,SKENDER MINXHOZIN DHE REPORT TV ,TE GJITHA E PUBLIKUAN SE I HAPEN NEGOCISTAT QE NESER

  11. Diten qe salih karaxhic berisha do denohet ose do ngordhi si nje Qen rrugesh dhe me te pastaj do meret historia shqiperia nuk do hyn ne be

  12. JUVE I PA EMER,MUND VETEM TE JU LEPINI QIMET E BYTHES ANDI BUSHATIT DHE ARMAND SHKULLAKUT DHE TI DERGONI NE VIDEO MERO BAZES DHE ASTRIT PATOZIT E SOKOL BALLES

  13. O ju qift Kina nonen akoma shkruni mir per ket pall gomari km qe i duket vetja se esht lider i Europes, turp ore injorante turp qa ti bej Rus bythes se per kete gomarin me mjeker njolla njolla hhhaaa ????????kurrrr s kishim per ta pare Europen.

  14. Ky është një lajm surprizë dhe i pabesueshëm. Për “rilindasit e mëdhenj” negociatat janë hapur 3 herë deri tani. Ambasadorët evropianë që na monitorojnë e raportojnë për ” sukseset” në të gjitha fushat. Ne ecim së prapthi , drejt diktaturës, ndersa këta thonë jeni në “rrugë të mbarë.” Pastaj vjen koha për ta mësuar të vërtetën dhe na del gënjeshtër. Çdo herë festojmë për fjalët e mira që thonë ambasadorët e BE-së, u japim dekorata e shpërblime, sa herë që rezultati është Lesh me Qime. Nëse detyrat shtohën sa herë që flitet për hapje e mos-hapje negociatash , kjo tregon se ne nuk meritojmë asgjë. Pas termetit dhe COVID-19,mbase, duan të na zbusin dhimbjen, me këtë “GOOD News,” por e vërteta është pikë e zezë. U bënë 7 vjet që bëjmë gjumin letargjik dhe ja ku u zgjuam në Diktaturë. Por, Evropa kështu na don dhe , pastaj, me gisht na tregon. Le ta gëzojë rilindja këtë lajm të shpifur, se populli nuk ka përse të gëzohet. Ne nuk meritojmë asgjë të mirë, për sa kohë rendim drejt Lindjes së Kuqe.

  15. O stalin rreshtoji keta minjte e haleve qe nuk dine cfare shkruaj,beja tekstin ti ato te vendosin vetem pseudonimin

  16. Ju te lapsit jeni k..e komplet….shyqyr qe i kane vene ata kushte! e keqja do ishte te na kishin thene PO pa kushte!

    1. Tani ta marim vesh nga ekipi i gjysëm analfabetëve, se kush e ka fajin që Shqipëria nuk po e çan dot rrugën për të hyrë në BE, e ka fajin “Saliu”, e ka fajin Lapsi apo e ka Europa që i ka vënë Ramës 15 kushte që ti vijë mëndja në vënd ?

  17. Me apo pa kushte edhe 4 vjet i shtyn Rama… pastaj fillon 12 vjecari i Lali Erit me kryetar Opozite Bahri Falliun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *