• |
ide | kryesore

Fifa projekton të ardhmen e futbollit pas koronavirus: “Rrezikon recesionin, do ketë më pak skuadra”

F1, Sport



Zhvillimet botërore dhe ndalesa e detyruar e përditshmërisë për shkak të emergjencës koronavirus imponojnë refleksione, por njëkohësisht dhurojnë mundësinë për të ndryshuar, nëse është e mundur të përmirësohen, shumë aspekte të jetës, futbolli përfshirë. Edhe Gianni Infantino, presidenti i Fifa-s, duket se po shkon në këtë drejtim: “Futbolli rrezikon recesionin, por të shohim mundësitë: ndoshta mund ta riformatojmë. Më pak turne, por më interesantë. Më pak skuadra, por më të ekuilibruara. Do të llogarisim dëmet, do të shohim si ti mbulojmë, të bëjmë sakrificat e të rinisim” ka thënë presidenti për Gazzetta dello Sport.

Kjo në optikën e të ardhmes, por më parë duhet menduar situata aktuale. “Në fillim shëndeti, pastaj pjesa tjetër. Përfshirë rinisjen e futbollit. Do të luhet kur të mos vihet në rrezik shëndeti i askujt. Duhen masa të forta për të mbrojtur kontratat, dispensat e përkohshme për rregulloret e statusit të futbollistit e transferimeve. Nuk ka zgjedhje, duhet të bëjmë sakrifica”.

Numri 1 i Fifa-s ka dhënë mendimin e tij edhe mbi VAR: “Tashmë është e padiskutueshme: nëse përdoret si duhet, zbut kritikat. Fakti që në disa vende nuk respektojnë protokollin IFAB. E rëndësishme të kuptojmë që ndihmon arbitrin, jo se është dikush tjetër të marri vendime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *