• |
ide | kryesore

Koronavirus/ Qeveria zgjat në tre muaj lejen e të burgosurve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare ka marrë një vendim për të zjgatur lejen e përkohshmë të të burgosurve në kuadër të masave kundër përhapjes së COVISD-19. Sipas këtij vendimi shumë të burgosur mund të qëndorjnë më gjatë në banesat e tyre, kur marrin lejen e zakonshme. Nga ky vendim do përfitojnë një qëndrim të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore ata që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgi dhe nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ (ku përfshihen kryerjet e një sërë veprash penale).

Ndërkohë nga ky Akt Normativ do përfitojnë dhe ata dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim; Është baras ose mbi moshën 60 vjeç; Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi dhe nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Më tej saktësohet se nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet.

Procedura e përfitimit të lejes së veçantë

Vlerësimi i kushteve dhe i kritereve për përfitimin e lejes së veçantë të qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, në përputhje me parashikimet e neneve 4 dhe 5, të këtij akti normativ, kryhet fillimisht nga komisionet për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP (Komisioni i IEVP). Komisioni i IEVP-së përbëhet nga drejtori i institucionit përkatës, shefi i policisë së burgut, përgjegjësi i sektorit ligjor, përgjegjësi i sektorit të çështjeve shoqërore dhe përgjegjësi i sektorit të kujdesit shëndetësor. Ngritja si dhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e çdo komisioni në IEVP përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

I dënuari paraqet kërkesën për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi së bashku me formularin e marrjes së përgjegjësisë si dhe familjarët e tij japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve miraton me urdhër formularët tip për paraqitjen e kërkesës, marrjen e përgjegjësisë dhe dhënien e pëlqimit për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit.

Komisioni i IEVP-së vlerëson kërkesën për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga paraqitja e kërkesës të të dënuarit në institucion. Në rast se komisioni vlerëson që i dënuari i përmbush kushtet për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, i propozon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve miratimin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në rast të kundërt, Komisioni i IEVP-së refuzon miratimin e saj.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kur çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në përputhje me këtë akt normativ, brenda 3 (tre) ditëve nga marrja e propozimit të Komisionit të IEPV-së, së bashku me dokumentacionin përkatës, miraton lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në urdhrin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi përcaktohen data e fillimit dhe data e përfundimit të lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Urdhri i njoftohet menjëherë strukturës vendore të Policisë së Shtetit, në bashkinë ku ka vendbanimin i dënuari.

Në rast se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në kundërshtim me këtë akt normativ, i kërkon Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve rivlerësimin e kërkesës për përfitimin e lejes së veçantë. Vendimi i Komisionit të posaçëm për miratimin e lejes së veçantë merret brenda 3 (tre) ditëve dhe është i detyrueshëm për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Në këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve miraton menjëherë me urdhër lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.

Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.



2 Comments

  1. Duhet ta saktesoni lajmin nuk i ka dhene leje po i kane cuar ne arrest shtepie, ashtu si dhe pjesa tjeter e shqipetareve.

  2. Me akt normativ?! Kriminelet rrugeve me leje nga policia besoj dhe me arme me leje. Me makina blind. me xhama te zinj sic jane dhe vet njeri me zi se tjetri. pushtet banditesh se shtet ne 30 vite nuk ka pas. mir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *