• |
ide | kryesore

Kosova në kaos/ Kryeministri Kurti shpall masa për kufizimin e lëvizjes, presidenti Thaçi bën thirrje për moszbatimin e tyre

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ti drejtohet Gjykatës kushtetuese për të zhvlerësuar masata e jashtëzakonshme të qeverisë së Albin Kurtit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kuadër të koronavirusit.

Duke qenë se Kosova numëron mbi 30 raste të konfirmuara me Covid-19, qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes. Por sipas presidentit ky vendim është nul.

 

“Vendimi për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangien nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhen vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E atë mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

Thaçi theksoi se “As Policia e Kosovës, as organet e sigurisë, nuk duhet të zbatojnë këtë vendim antikushtetues të qeverisë sepse kështu edhe vetë do të bëjnë vepër penale. Vendimi i Qeverisë është pa efekt juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Kosovës. I njëjti kryeministër që refuzoi me këmbëngulje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tani po merr vendime antikushtetuese. Këto veprime ai po i bën jo për të mbrojtur qytetarët, por për të mbrojtur veten e tij. Nesër do t’i kërkoj gjykatës kushtetuese pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi”, tha Thaçi.

Dhe në këtë konflikt, në kulmin e krizës askush nga qytetarët nuk e di nëse do të zbatojë apo jo masat e shtetrrethimit, pasi qeveria i ka shpallur ato ndërsa presidenca i quan nul.

©Lapsi.al  

14 Comments

  1. U diktove Thaçiç! Po te bente thirrje Albini per moskufizim levizjeje, ti do te beje thirrje per te kunderten.
    Shko pallohu me Aleksandarin tani

  2. Une jam simpatizanti i Albinit, por ketu Hashimi ka te drejte. Vetem ne Shqiperi te hiqen lirite dhemelore e te drejtat kushtetuese me akte normatime, pa shpallur gjendjen e jashtezakonshme. Si Basha dhe Meta jane ne nje mendje me Ramen, sepse ndihen te kompleksuar nga aftesite e kryeministrit per te manipuluar dhe nenshtruar nje shoqeri te tere.

  3. E paske fillu keq .Sh. keq. Pa kuptim njejte si ketej nga ne. Me mashtrime me genjeshtra me kufizime me budallalleqe

  4. O Edo mblidhe kete shpellarin e kosoves me pseudonimin “Gjarperi” se e ka dosjen plot te sh.i.k. Thuaj ati koqes ish kryetar shiku Klosi qe ti çoj haber qe ti lidhi qent. Stambolli digjet e kurva krifet.

  5. Keto vite te anormalitetit te skajshem nder shtetet shqiptare do kujtohen gjate: vitet kur zerat e arsyes institucionale ishin Ilir Meta dhe Hashim Thaci. Ne c’kohesh jetojme.

  6. Ne fakt gjendja e jashtzakonshme shpallet nga parlamenti,po cili parlament imuzhikeve ,gjuzeve,rudinave ,ralfeve apo e shumices -ridhjerase-qe dhjesin gjak perpara edvin-psiko-skizofrenit-.Ky u be polic,gjyqtar,prokuror ,minister ,psikollog,mjek ,studius me nje fjale nje njeri jashte tokesor qe eshte universal ne ”dijet”e tij .Por serbovici Thaci te mos mbahet tani per furcet ,se kjo sjell kaos te madh ne keto dite te -pandemise-.

  7. Po e din Rama se ajo qe ben Thaci duhet dhe ai ta beje.
    GJENDJE E JASHTEZAKONESHME.
    NUK BEHET KUFIZIMI I LIRIVE NGA KULLA E SURRELIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu