• |
ide | kryesore

“Luaj në shtëpi”: FSHF nis konkursin kombëtar për videot e fëmijëve duke luajtur futboll në shtëpi

Sport



Pasioni mund të ketë qenë gjithnjë futbolli dhe nuk është aspak e thënë ti largohesh atij, vetëm sepse situata që po kalojmë është e tillë. Madje për ti bërë të gjithë të ndihen të bashkuara, pavarësisht se në shtëpitë tona, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një inisiativë shumë interesante “me qëllim motivimin e fëmijëve dhe kujdesin për ta gjatë periudhës së karantinimit kombëtar për shkak të virusit COVID-19”, atë të futbollist në kushtet e shtëpisë, me videot që do të dërgohen në adresën zyrtare dhe do të vlerësohen nga juria e përzgjedhur.

Në fakt, FSHF ka ngritur një juri, e cila do të vlerësojë të gjitha videot dhe do të përcakojë më të mirat prej tyre. Këto janë çmimet për 20 videot më të mira:

Vendi i parë: uniformë komplete e kombëtares me emër dhe numër
Vendi i dytë: fanelë e kombëtares me emër dhe numër
Vendi i tretë: top dhe USB
Vendet 4-5: top
Vendet 6-10: USB
Vendet 11-15: kapele e kombëtares
Vendet 16-20: çantë shpine

Institucioni përgjegjës për futbollin shqiptar, gjykon se kujdesi për fëmijët, si nga ana fizike ashtu edhe social-psikologjike, është shumë i rëndësishëm në këto ditë të vështira për gjithë shoqërinë tonë, dhe më gjerë: “Krahas detyrave tona familjare, një vëmendje e veçantë u duket kushtuar fëmijëve tanë, dhe futbolli është rruga më e mirë, si sporti më i dashur në Shqipëri” shkruan komunikata zyrtare e FSHF-së.

FSHF u kërkon vajzave dhe djemve të rrinë në shtëpi, dhe të luajnë futboll sipas kushteve tona familjare, duke dërguar videot e tyre (duke specifikuar emrin e fëmijës dhe vendndodhjen) përmes ËeTransfer.com në e-mailin: [email protected]



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *