• |
ide | kryesore

Manchester United manovron në Serie A: vendos duart mbi Koulibaly nëse Smalling mbetet në Romë

Sport



Kalidou Koulibaly, pavarësisht një sezoni aspak ekzaltues, të kushtëzuar nga dëmtimet e nga një rendiment nën pritshmëritë dhe standardin e zakonshëm, është përsëri njeriu i merkatos. Mbrojtësi i Napoli, në fakt, duket se është cdo ditë e më larg nga një e ardhme nën hijen e Vezuvit, duke u afruar nga Premier League.

Kjo është ajo që bën të ditur Daily Mirror, sipas të cilit Koulibaly është lojtari i preferuar nga Manchester United, sidomos nëse Roma do të ushtrojë të drejtën e blerjes mbi qendërmbrojtësin Chris Smalling, duke e hequr përfundimisht nga organika e ‘Red devils’. Kuotimi i kartonit të senegalezit mbetet i lartë, por klubi anglez nuk duket se e ka problem shpenzimin, në tentativë të kënaqë kërkesat e teknikut Ole Gunnar Solskjaer, prej kohësh një prej atyre që vlerësojnë më shumë Koulibaly.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *