• |
ide | kryesore

Meta: Do të thërras Ramën dhe Bashën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta deklaron se do të mbledhë këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një intervistë për emisionin “Open për TCH, Meta tha se në këtë mbledhje do të jetë përveç kreut të qeverisë Edi Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Duhet unitet për të përballuar pandeminë. Bashkë me Ramën e Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie.

Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bëj ftesë edhe z.Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria.

Qasja duhet të jetë gjithpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush” – tha presidenti Ilir Meta. Gjatë gjithë kësaj interviste ranë në sy tonet e ulëta që Meta pati ndaj kundërshtarit politik, kryeministrit Rama. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Edhe njerin po thire ska problem se njesoj jane. Po edhe asnjerin po nuk thirre prap njesoj jeni te tre.Nga mosha dhe shendeti pamja dhe gjatsia ndryshoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *