• |
ide | kryesore

Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në studion e emisionit “Open” në TCH dhe jo me Skype siç kanë bërë ditët e fundit politikanët e tjerë. Në fillim Meta ka bërë një sqarim pse e bëri testin e koronavirusit.

“Testin e bëra sepse pata shqetësimin se mos isha i infektuar dhe nga pakujdesia mund ta përcillja te njerëzit e shëndetshëm. Testimi është i domosdoshëm për të mos kaluar në fazat e tjera. Fëmijët e mi janë të gjithë këtu, të gjithë në karantinë dhe vazhdojnë mësimet në distancë” – tha Meta.

Presidenti Meta tha se nuk duhet të jemi të kursyer me testimet, më shumë masa mbrojtëse për mjekët.

“Nuk duhet te krijojmë një fryme fataliteti por nje frymë ndërgjegjësimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Me rendesi eshte te mbrojme murin e shoqerise sone qe perballet ne vijen e pare me kete virus, qe jane mjeket dhe infermieret. Kjo eshte kryesore dhe vendimtare.

Se dyti te bejme sa me shume testime dhe per te gjithe ata qe rezultojne pozitive te rrisim nivelin e gjurmueshmerise se kontakteve te tyre. Nuk kemi asnje arsye te jemi te kursyer per testimet. Vendimtare ne kete beteje eshte mbeshtetja per mjeket, per infermieret, per saniteret dhe personelin mbeshtetes. Dhe paketa e qeverise synon ne radhë të parë të shtojë fondet për shëndetësinë” –tha Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *